Afaristi i njohur, Ramiz Kelemndi, në një rrëfim eksluziv për dokumentarin ‘Expose’ tregon se kishte patur mundësi të ishte edhe 5-fish më i skuseshëm por e kanë penguar presionet e vazhdueshme politike.
Kelmendi potencon se i është dashur të gjejë një rrugë alternative në mënyrë që mos të largohet nga Kosova.
“Unë kisha mujt të jem edhe 5-herë më i madh siç jam sot presionet e vazhdueshme politike, tentimi për të minimizuar, për të më bërë person non-grada dhe për të treguar se profiti dhe suksesi varen nga disa gjëra të tjera më kanë detyru ……për mos me qenë familja nëpër rrugë, ju i dini deklaratat që janë thënë “ka punuar me Serbinë”, derisa Qeveria me një vendim të vetin, me një nëshkrim bëri që 1 vit mos të importohen fare produkte nga Serbia. Më lehtë ka qenë të bëhet ky vendim me kohë sesa të bëhet periodikisht. Akuzat ndaj njerëzve janë ‘shpërlarje’ e paaftësisë profesionale të institucioneve. Po del që institucioni ka mundur ta sjell një vendim . Shumica e qeverive kanë bërë presion dhe mua më është dashur të zgjedh një rrugë alternative, të zgjuar në mënyrë që mos t’a lëshoj Koosvën por edhe mos ta pengoj zhvillimin e mëtutjeshëm” tha Kelmendi për ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.