Deputeti i VV’së, Artan Abrashi i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur për procesin e dialogut, ku sipas tij, asnjëherë Kosova nuk është përfaqësuar më mirë.
Abrashi e sheh këtë proces si të ngadalësuar dhe thotë se ndërprerja e këtij procesi është pozitive.
“Edhe ky takim është në vazhdën e takimeve që janë mbajtë më herët, kuptohen është në kuadër të këtij procesi të dialogut i cili po zgjat. Kosova është aty për t’i paraqitur qëndrimet e veta, për të diskutuar rreth çështjeve që janë të hapura, por gjithmonë duke pasur parasysh edhe atë që e përbën interesin tonë, pra shtyerja përpara e agjendës tonë shtetërore në këto takime”, tha Abrashi.
“Ky proces, kuptohet që ka pasë sfida dhe ndërpreje të kohëpaskohëshme. Këto ndërprerje, unë i shoh si pozitive sepse ka ndryshim të qasjes. Ka një përfaqësim shumë më të mirë se sa që ka qenë në të kaluarën”, shtoi ai.
Ai tregoi edhe arsyen pse sa ishin në opozitë e kanë kritikuar këtë dialog.
“Kur e kemi kritikuar ne më herët këtë proces, e kemi kritikuar në premisat se i mungojke parimi, pra negociata pa parime. Tash ka krejt diçka tjetër, po shohim një përfaqësim shumë më të madh të interesave tona shtetërore”, tha Abrashi.