• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

A e keni ditur se ky deputet i AAK-së, dikur ka qenë polic?!

06/04/2021 22:08
nga:Gazeta Blic

Tani është një nga deputetët më të zëshëm në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Bëhet fjalë për deputetin nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.

Por a e keni ditur se në të kaluarën ai ka qenë pjesëtarë i Policisë së Kosovës.

Berisha në një deklaratë që e ka dhënë për emisionin emisionin dokumentar “Expose” të titulluar “21 heronjtë e Policisë së Kosovës”, prodhim ky i Gazeta Blic ka theksuar se sa më parë duhet te këtë sigurime shëndetësore për pjesëtarët e PK-së.

Ai thotë se policia, është pasqyra e një shteti.

“Policia e Kosovës janë pasqyra e shtetit, ata rrezikshmërinë nuk e shohin, e bëjnë me vullnet e krenari atë punë, mirëpo është problem kur nuk është i pajisur mirë, kur mjetet e lëvizjes janë të këqija, pastaj sigurimi shëndetësor është themelore, ish dashur me pas. Këta 21 nuk janë badihava, kanë vdekur në detyrë. Dhe sigurimet shëndetësore është diçka bazike për Policinë e Kosovës, por edhe për qytetarët, duhet me i siguru dhe garantu”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Akterët e këtij dokumentari të përgatitur nga “Expose” kanë numëruar sfidat me të cilat përballen pjesëtarët e Policisë së Kosovës edhe 22 vite pas themelimit të këtij institucioni.

“ Është në vullnetin e qytetarëve, kur nuk ka ligj që të mobilizohemi me shpëtu një pjesëtare, por nuk kryhet puna kështu edhe qytetarët po duhet gjithë ditën duke kërkuar fonde për shërim si për ta si për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, kjo duhet të bëhet me ligj duhet të këtë sigurim shëndetësor”, tha ai.