Ish kryeinspektorit i AKI-së, Burim Ramdani, në emisionin BlicInterview, thotë se vlera e armatimit të konfiskuar në veri do ta arrijë dyfishin e 5 milionë eurove, ku thotë se nëse analizohen tregjet se ku mund të blihen dhe si të blihen.
“Tash vlerësimi publik inicial është bërë rreth 5 milionë, por unë besoj që mund të shkojë në dyfishin e saj nëse analizohen pastaj tregjet ku mund të blihen dhe si të blihen, por nëse i kanë ble në tregje të zeza, po themi më shtrenjtë i gjen, por këta i kanë marrë në kasarmë për Serbinë dhe këta terroristë nuk kanë kushtuar në kuptimin e xhepit të tyre direkt sepse këto pajisje nuk mund të blihen në tregun e zi në formën si janë grumbulluar”, tha Ramdani.
Ai thotë se në atë armatim ka pasur predha anti-tank dhe se Kosova nuk ka tenka, ku Serbia në këtë rast ka qenë e përgatitur edhe për sulme ndaj trupave ndërkombëtare, ku thotë që shteti i Serbisë ka marrë armë edhe nga shtetet e NATOS, dhe thotë se kazermat dhe sektori i sigurisë së Serbisë duhet të auditohen nga NATO.
“Dhe mos harroni ka pas predha anti tank dhe këtu pastaj lidhet me atë që thamë prej fillimi së bashku që kjo është përtej Kosovë Serbi, sepse predhat anti-tank, Kosova nuk ka tenka, ajo ka qenë e përgatitur për sulme edhe ndaj trupave ndërkombëtare për të cilat nëse i kthemi një pike elementare është që shteti i Serbisë ka marrë armë edhe nga shtetet e NATOS, pra ky është një varkë ose një zinxhir i pyetjeve dhe ajo që është tepër me rëndësi, e di që është publikisht dhe të drejtë besoj hetim ndërkombëtar duhet të ketë auditim pastaj të sektorit të sigurisë së Serbisë, dhe kjo është ajo cka pritet të ndodh në të ardhmen kjo mund të jetë një e ardhme pak më afat mesëm, por se kazermat e Serbisë sektori i sigurisë së Serbisë duhet të auditohen nga NATO, për të parë kënd e trajnojë, çfarë syllabusi kanë, çfarë armë përdorin në trajnime ku mbeten armët pajisjet që shtetet e NAOTS i japin Serbisë, ku mbetën ato nëse para 10 vitesh një shtet ja kanë dhënë 4 kompjuter po e heqim armatimin do duhej si përdorues i fundit ushtria e Serbisë të tregoj se ku kanë mbetur ato”, shtoi ai.
Ramadani thotë se bartja e këtyre pajisjeve dhe armatimit ka mundur të jetë për një kohë më të gjatë, pra nuk ka qenë e njëhershme, ai thotë se informata për ardhjen e armatimit nga Serbia ka pasur vazhdimisht në mënyrë publike por në forma të ndryshme.
“Unë besoj që bartja e këtyre pajisjeve dhe të automjeteve dhe të armatimit dhe të sistemit të komunikimit sepse ka sistem të komunikimit aty po ashtu ka mundur të jetë për një kohë pak më të gjatë, pra nuk ka qenë e njëhershme të cilat kanë mundur të gjejnë edhe rrugë alternative edhe momente dobësie edhe të strukturës shumëkombëshe që është NATO. Informata të tilla janë të vazhdueshme në mënyrë publike pa asnjë dilemë, po ato dalin publike në forma të ndryshme”, u shpreh ai.
Ai thotë se i gjithë lidershipi i Kosovës pozitë dhe opozitë duhet ta kenë të qartë që Kosova ka nevojë për garanca serioze të sigurisë, ku Kosova duhet të kërkojë garanca nga NATO, në disa pika por pika kryesore sipas Ramadanit është hapja e rrugës për anëtarësimin në NATO.
“Unë besoj që lidershipi i Kosovës pozitë-opozitë të gjithë ne duhet ta kemi të qartë që Kosova më nuk mund të kthehet në të shtunën, ka ndodhur e diela, ka ndodhur ky akt çka kërkojmë sipas meje dhe sidomos në kuptimin e sigurisë. Kosova ka nevojë për garanca serioze të sigurisë, ka nevojë për çështje edhe teknike në të cilat ka zbrazëti. Kosova duhet të kërkojë garanca prej NATO-s në disa pika, e para hapjen e rrugës për anëtarësim në NATO dhe marrjen e planit të veprimit për anëtarësime, duke marrë parasysh që do të merr kohë zbatimi dhe arritja aty por hapje e derës së pastër dhe duke përfshirë këtu të paktën abstenimin e shteteve jo njohëse brenda NATO-s, në kuptimin teknik dhe profesional Kosova absolutisht e meriton të ketë arazhman të ri me NATO-n për kontrollin e hapësirës së ulët ajrore e cila i ndihmon sektorit të sigurisë dhe institucioneve të Kosovës në përgjithësi për të pasur pamje të plotë të territorit sepse nuk bëhet fjalë vetëm për rreziqet që vijnë në veri sepse mund të ketë rreziqe edhe në pjesë tjera të Kosovës dhe së treti që është jashtëzakonisht me rëndësi është që në mënyrë të përbashkët institucionet e sigurisë se Kosovës forcat paqeruajtëse ndërkombëtare edhe të patrullojnë kufirin por edhe të marrin pjesë në vendimmarrjen për patrullimin e kufirit dhe ato se çka ndodh në atë pjesë duke përfshi këtu edhe forcat e sigurisë pse jo. Pra një fazë tjetër një etapë tjetër e raportit tonë me NATON do të ishte garanci që Kosova është e mbrojtur”, tha ai.
Tutje thotë se Kosova do të sfidohet prap nga Serbia, ku thotë se grupe të tilla do të tentojnë përsëri ta sfidojnë sërish Kosovën.
“Sigurisht që do të sfidohet prapë, unë shpresoj që asnjëherë më, por jam i bindur që grupe të tilla do të tentojnë që ta sfidojnë sërish Kosovën, por nëse Kosova e merr këtë garanci atëherë ka arritur që ta mbyll një pyetje të madhe për integritetin territorial të shtetit. Pastaj vendimet politike dhe dimensioni politik i dialogut të kalohet krejt në sferën politike pa këto kërcënimet direkte të sigurisë pra kjo është garancia që duhet ta merr Kosova”, shtoi ai.