• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kajtazi nga Lëvizja FOL: Shqetësuese dhe e pakuptimtë që Vjosa Osmani nuk po e dekreton Kryeprokurorin e Shtetit

04/09/2023 23:30
nga:N M

Javën që po lëmë pas, Vjosa Osmani i ka bërë dy vjet prej se ishte zgjedhur presidente e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Më 4 prill të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës me 71 vota zgjodhi Vjosa Osmanin në postin e presidentes së Kosovës me mandat pesëvjeçar.
Osmani fitoi në raundin e tretë të votimit, ku morën pjesë 82 deputetë.

Për kundër kandidat kishte ish-kandidatin për deputet nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejtën, i cili nuk mori asnjë votë.

Në seancën ku Osmani u zgjodh presidente, nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Listës Serbe.

Kuorumin për zgjedhjen e Osmanit ia mundësoi ish-partia e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës, që është në opozitë.

E para e shteti për këto 24 muaj në krye të presidencës është kritikuar e akuzuar se nuk ka kap përfaqësuar një unifikim politik e qytetarë bazuar në kompetencat që i ka sipas Kushtetutës dhe ligjeve të aplikueshme në vend.

Osmani Sadriu për gjatë këtyre dy viteve po akuzohet sa ka qenë totalisht hije e Qeverisë së Kosovës, saktësisht kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Përveç kësaj, presidentja Osmani është kritikuar edhe për gjuhën e saj në adresimit vjetore në Kuvendin e Kosovës, duke u cilësuar si një nga presidentet me gjuhën më përçarëse në historikun e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

Mos reagimet për temat nacionale të vendit, heshtja e saj karshi problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët, si shtrenjtimi i secilit produkte ushqimor, së fundi shtrenjtimi i faturave të energjisë, dhe të tjera, po vlerëson nga partitë opozitare dhe shoqëria civile si hendikepi më i madh i të parës së shtetit në këtë dy vjeçar.

Gjuha e përdorur ndaj oponentëve politik dhe sidomos ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po llogaritet si një nga gabimet më të mëdha të saj.

“Expose” këtë javë ka folur me shoqëri civile, gazetare, opozitën, por edhe me zyrtare të ish partisë që kishte themeluar Osman “Listën Guxo”, për punën dy vjeçare të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Burbuqe Kajtazi nga Lëvizja “Fol” ka listuar dështimet e Vjosa Osmani në ketë dy vjeçar të punës së saj.

Sipas saj, Osmani nuk ka qenë mjaftueshëm e zëshme për proceset që ka kaluar vendi në dy vjeçarin e saj në krye të presidencës.

Shqetësuese dhe totalisht e pakuptimit sipas Kajtazit është vonesa e dekretimit të kryeprokurorit të shtetit nga ana e presidentes Osmani.

“Ne si Lëvizje FOL konsiderojmë se presidentja në këto dy vite prej se e ka marrë mandatin, përgjegjësitë e saj si një person unifikues, siç edhe e parasheh Kushtetuta, ka pasur momente ku presidentja është dashur të jetë më e zëshme në aspektin e shumë proceseve politike, të cilat kanë ndodhur në Kosovë, respekitvisht me dialogun Kosovë – Serbi dhe në rastet e fundit, takimi të Ohër, kemi parë që ka pasur një reagim nga presidentja, por jo thellësisht nga ana e saj në raport me këtë proces. Në anën tjetër sa i përket që ata që ne e konsiderojmë si shumë të rëndësishme e që është fokus i joni, sundimi i ligjit çështja e gjyqësorit. Vonesa e emërimit të kryeprokurorit për neve mbetet shumë shqetësuese, ka ndodhur një proces që është stërzgjatur dhe po bëhen një vit që kur KPK-jae ka dorëzuar emrin e të propozuarit te zonja Osmani dhe ajo për një vit e ka anashkaluar këtë pjesë, ajo duhet t`i jep epilog kësaj çështje ose ta çoj në pikën zero ose ta emëroj atë. Ajo çka është shumë më rendësi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka dhënë një shenjë Osmanit në raport me ligjin për KPK, që veçse se ky proces duhet të përshpejtohet, dhe se Kushtetuta e Kosovës, zonjën Osmani e obligon që të jetë një llojë gardiane e funksionimit të të gjitha institucioneve që janë të paraparë në Kushtetutë. Në anën tjetër, ajo që vlen të theksohet, ligji që në Kuvend është dërguar për KPK … nuk ka një afat për caktimin e kryeprokurorit dhe ne besojmë se ligji i ri për KPK-në, dhe ne rekomandojmë fuqishëm që ligji i ri ta përcaktoj një periudhë kohore që presidentja ta marr një vendim, të mos kenë stërzgjatje dhe mos të ndikoj në funksionimin e atij institucioni”, thotë ajo për emisionon “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.