Dy dekada më parë pikërisht në këtë vend, Arsim Gërxhaliu për 13 ditë radhazi, bashkë me të mbijetuarit e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, punuan që ky vend të duket sot kështu, raporton Gazeta Blic.
Në këtë vend, që për shumicën e shqiptarëve kudo që janë është vend i shenjt, pushojnë trupat e bacës Shaban Jashari, dy djemve të tij Adem e Hamëz Jashari, si dhe mbi 50 anëtarëve të kësaj familjeje.
Në orët e hershme të mëngjesit të 5 marsit 1998 në Prekaz u sulmua sërish familja Jashari nga ushtria dhe forcat policore serbe.
Lagjen e Jasharajve e kishin rrethuar me 100 policë serbë e ku sulmi zgjati 3 ditë dhe 2 netë.
Adem Jashari, komandanti legjendar bashkë me babain e tij Shabanin, Hamzën, por edhe djemë e burra të kësaj familje, luftuan deri në frymën e fundit me forcat serbe, ku më pas ranë heroikisht Adem Jashari dhe mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.
Fillimisht trupat e tyre u dërguan në Prishtinë, e ku më vonë u varrosen nga forcat serbe në një kanal, pak më larg nga vendi, ku sot e përgjithmonë, prehen trupat e familjes Jashari në Prekaz.
Pas çlirimit të Kosovës dhe mbarimit të luftës ishte Arsim Gërxhaliu, nga Instituti i Mjekësisë ligjore që në bashkëpunim të ngushtë më familjen Jashari ishin dakrodaur për të eks`humuar trupat e familjes Jashari një nga një, identifikim e kufomave, pastrimin renditjen dhe më pas rivarrimin në këtë vend.
Por, Arsim Gërxhaliu në rrëfimi ne tij për emisionon “Expose”, prodhim i Gazeta Blic tregon se kishin tentuar disa herë që të vinin në Prekaz për të parë vendin se ku ishin varrosur trupat e Shaban, Adem e Hamëz Jasharit dhe të tjerëve por që nuk ishin lejuar nga policia serbe.
“Edhe ditën kur i kanë kthyer trupat faktikisht nga Prishtina me kamion, atëherë në Këshillin e Drejtave të Njeriut, profesor Pajazit Nushi kinse e mori një leje dhe me profesorin e ndjerë Hashim Maloku, Lumturije Luci, Flamurin kolegun tim, të gjithë ne u përgatitëm ta bëjmë një inspektim, së paku të shohim se në çfarë gjendje janë trupat dhe dy herë na kanë ndal te udhëkryqi i Komoranit polciia dhe na kthyen mbrapa. Dhe herën e fundit ishin mjaft vulgarë, në përjashtim të Teuta Hadrit, që kaloi si vendase ose me një arsyetim që vie në vendin e saj, por ne tentuam dy herë të vijmë në atë kohë për të parë gjendjen dhe nuk mundeshim të depërtojmë. Pastaj, gjithmonë më ka brejtur ajo se çfarë në fakt ka mundur të jetë, sepse ne nuk kemi mundur të jemi në institucionet e Serbisë dhe në vitin `99 kur u kthyem në institucionet tona, gjashtë muaj më pas ne i gjetëm disa nga dokumentet që faktikisht ishin punuar nga ekspertët serbë dhe gjetëm disa skicime të dorës, për të cilat veç kur je në profesion fillon të vlojë në kokë se çfarë ka mundur të ndodh, a janë reale ato dhe çka në fakt ka ndodhur gjatë varrimit. Ju e dini që këtu kanë qenë edhe katër persona të tjerë që nuk janë vrarë së bashku me këta të tjerët që ishin në Prekaz, pastaj ka pasur edhe fjalë se nuk është në vendin, me të cilin ne faktikisht rrëfeheshim, ishin disa gjëra me të cilat unë nuk ndihesha rehat, thjeshtë doja që të pastrohet kjo çështje….”, thotë Gërxhaliu.