• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shala prezanton modelin e një byroje tjetër e cila do të konfiskonte pasuritë e pajustifikueshme!

01/14/2022 22:38
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Konfiskim i pasurisë apo hakmarrje“.

Por modeli i këtij ligji është kundërshtuar nga akterët e këtij dokumentari.

Por cili do të ishte modeli më i përshtatshëm për vendin i një byroje e cila do të merrte me hetimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, e kishte hartuar një model tjetër vitin e kaluar, të cilin edhe ia kishte prezantuar ish-Kryeministrit Avdullah Hotit dhe përfaqësuesve të partive tjera politike në vend, por që nuk kishte gjetur zbatim.

Në idenë që unë e përfaqësoj apo platformën e grupit të ekspertëve që e përfaqësoj e kemi menduar krijimn e byros së hetimeve, një koncept më i gjerë që do të atakohej nga një agjencion i ri i cili do të atakonte këto dukuri negative, agjencionet aktuale të shkrihen në divizione që kish me shkurtu procedurat administrative ne kemi faktin se e kemi një mangësi të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kjo kish me ndihmu dhe për bashkë rëndim të operacioneve me prokurin special të Kosovës, këtu ka qenë ai gjithë koncepti im që ua kam prezantuar akterëve relevant dhe ish-kryeministrit Avdullah Hoti“, tha Shala.

Për dallim prej byros e cila pritet të themelohet së shpejti nga Qeveria Kurti, modeli i një byroje tjetër që ka mbetur vetëm në letër duket se i lë më pak kompetenca drejtorit të saj, ndryshe nga sic është paraparë me projektligjin e Qeverisë Kurtit që drejtori të vendos në bazë të vullnetit të tij se kush duhet të hetohet.

Modeli i byros time ka pasur mbikqyrjen demokratike shumë më të lehtë, ka pasur raportim në tri komisione parlamentare duke mos lejuar ingrensa të larta drejtori të byros për këqpërdorimin e pozitës, ndërkaq me modelin e qeverisë aktuale le hapësirë që byroja të keqpërdoret nga drejtori sepse ai vendos se me kë të merret dhe kjo me automatizëm i cenon të gjitha normat kushtetuse të Republikës së Kosovës.

Ideja ime është që byroja të jetë e paanshme dhe objective dhe drejtori të luaj vetëm rolin e një administratori, do duhej të kishte kontakte të vazhdueshme me AKI, FSK, Policinë e Kosovës me ATK-në dhe të gjitha këto informacione të klasifikuara t’ia bartë drejtorive përkatëse që mirren me raste të caktuara, kjo kishte me parandalu sa i përket interferimit të drejtpërdrejt të hetimeve që mund të zhvilloheshin në kuadër të drejtorive për hetime“, ka thënë Shala.

Emisioni i plotë:

Projektligji për Byron Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar nga Qeveria Kurti në fund të muajit dhjetor dhe i njejti i është dërguar Kuvendit të Kosovës. Shqyrtimi i tij në komisionet parlamentare ende nuk ka nisur.

Nëse miratohet, ky ligj do të hyjë në fuqi 6 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, që supozohet se nga vjeshta do të fillojnë hetimet e para për zyrtarët publik që dyshohet se janë pasuruar në mënyrë të kundërligjshme.