• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Miftaraj: Pika më e ndjeshme e Policisë së Kosovës është mungesa e sigurimit jetësor

06/04/2021 21:56
nga:Gazeta Blic

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ehat Miftaraj ka theksuar se pika më e ndjeshme e Policisë së Kosovës është mungesa e sigurimit jetësor.

Sipas tij, në shumë çështje sa i përket funksionimit të Policisë, qeveritë e kaluar nuk kanë pasur vullnet që t’i rregullojnë përmes ligjit.

“Qeveritë e kaluara nuk kanë pasur vullnet këtë ta rregullojnë me ligj, që në rastet kur të njëjtit qëndrojnë jashtë orarit të punës, por varen kryesisht prej vendimeve ad-hock të ministarve, varësisht kush ka qenë në Qeveri, ju kanë dhënë shtesa për shkak të orarit të tejzgjatur”, tha ai në emisionin dokumentar “Expose”, prodhim i Gazeta Blic, që transmetohet në Kanal 10.

Në anën tjetër, siaps tij, pa dyshim që pika më e ndjeshme që ndikon në Policinë e Kosoës, është mungesa e sigurimeve jetësore.

“Gjithmonë flasim për një kategori që kanë rrezikshmëri të lartë gjatë ushtrimit të funksionit të tyre, në qoftë se një zyrtar policor ka probleme shëndetësore, hyn në rangun e qytetarëve të thjeshtë ku jo rrallë herë është kërkuar ndihmë përmes rrjeteve sociale apo formave të ndryshme”, tha ia.

Në një shtet normal, sipas Miftarajt, u kushtohet rëndësi e madhe institucioneve që kanë interes për sigurinë nacionale, kanë interes për rend dhe qetësi.

“Besoj që sigurimi shëndetësor nuk do duhej të ishte temë e politikës, por do duhej të kishte vullnet politik që t’iu realizohen këto të drejta zyrtarëve policor. Me vet faktin se afërsisht 8 mijë policë, ku 80% e tyre veprimtarinë e ushtrojnë në publik, ku janë competent për sigurinë e qytetarëve, mbrotjtjes së integritetit territorial, apo veprimeve të tjera që e bëjnë me të qetë këtë vend, do dohej që ta merrnin trajtimin adekuat nga ana e Qeverisë se Kosovës. Kjo nuk është e mirë për familjarët e policëve, për të kërkuar ndihmë që t’I shërojnë jashtë vendit”, tha ai, raporton Gazeta Blic.