• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

9 vrasjet makabre të grave nga burrat e tyre, që e tronditën Kosovën- Tema e radhës e “Expose”

12/10/2023 17:17
nga:Gazeta Blic

Nata e 29 nëntorit tronditi jo vetëm Prishtinën, por të gjithë vendin. Në orët e mbrëmjes, me armë zjarri vritet Liridona Ademaj- Murseli dhe atë në sy të fëmijeve, raporton Gazeta Blic.

Fillimisht u inskenua nga bashkëshorti i saj- Naim Murselaj, dikur këshilltar i presidentit Pacolli, se grabitësit në tentim për t’i grabitur, kanë vrarë Liridonën.

Por, vetëm pas pak ditësh, gjithçka u “zbulua” nga Policia e Kosovës.

Ishte pikërisht bashkëshorti i Liridonës, Naimi, i cili dyshohet se qëndron prapa vrasjes. Për më keq, ai ka angazhuar edhe vrasës me pagesë, per t’ia marrë jetën gruas së tij.

Marrëveshja mes tij dhe ekzekutusit- Granit Pllavës, ishte që 15 mijë euro ti jepeshin ne fillim, dhe 15 mijë tjera pas kryerjes së vrasjes.

Ky skenar tronditës, u zbulua vetëm pak orë pas varrosjes së Liridona Ademajt.

Vrasje e grave në Kosovë, ka kaluar në përmasa alarmante.

Vitëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur vrasje makabre.

Saktësisht para një viti, një tjetër vrasje do ta trondiste vendin. Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë dhe po priste të sjellte në jetë fëmiun e saj, vritet para oborrit të QKUK-së, nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili më pas do të kryente vetëvrasje.

Një prej krimeve më të rënda ndodhi në qytetin e Ferizajt. Më 22 gusht të vitit 2021, 18 vjecarja Marigona Osmani, vritet në mënyrën më barbare të mundshme nga i dashuri i saj, Dardan Krivaqa.

Ai e kishte torturuar, rrahur dhe dhunuar seksualisht me orë të tëra. Vdekja e saj ishte ndër më të rëndat në Kosovën e pas luftës.

Një tjetër rast i rëndë, ishte edhe ai i Diana Kastatratit. Ajo, përkundër që kishte urdhër mbrojtje nga Gjykata, më 18 maj të vitit 2011 u vra nga bashkëshorti i saj, Adnon Jashari, në afërsi të shtëpisë së saj. Ai vazhdon edhe më tutje të jeton i lirë.

Më 23 dhjetor të vitit 2015, do të ndodhte një tjetër vrasje në familje e cila do ta trondiste Kosovën. Zejnepe Berisha u vra nga burri i saj, Nebih Berisha, i cili e goditi me thikë mbi 20 herë, në prezencë të fëmijëve të mitur.

Një vrasje tjetër shokuese ndodhi në muajin gusht të vitit 2018, ku Valbona Ndrecaj dhe vajza e saj, u qëlluan për vdekje me kallashnikov nga bashkëshorti, përkatësisht babai, Pjetër Nrecaj.

Në mesin e pandemisë Covid- 19, në fshatin Berivojcë të Kamenicës, mesditën e 25 korrikut 2020 u krye një tjetër akt i tmerrshëm i dhunës në familje. Nuhi Mavrovqani e kishte goditur gruan e tij Sabilen me shufër metalike, deri në vrasje.

Një tjetër vrasje e bashkëshortes nga burri i saj, ndodhi në marsin e vitit 2021. Lulëzim Sopi e kishte vrarë me armë zjarri gruan e tij Sebahaten, e më pas e kishte goditur edhe veten. Të dy ishin burrë e grua që kishin pasur në vazhdimësi probleme, e për të cilat Sebahatja kishte raportuar në institucionet e drejtësisë.

Në fillim të vitit të kaluar ndodhi edhe një vrasje që tronditi Skenderajn. Lirie Qerimaj ishte gjetur e vrarë në shtëpinë e saj në Llaushë të Skënderajt. Ajo u godit me armë zjarri për vdekje nga bashkëshorti i saj, Skënder Qerimaj. Ajo kishte kërkuar mbrojtje nga shteti, por asaj nuk i ishte dhënë siguri. 5 ditë para vrasjes, Lirije Qerimaj e kishte raportuar rastin në polici.

Emisioni “Expose” për këtë e ka trajtuar me sociolog, psikolog, avokatë e përfaqësues të shoqërisë civile…

“Expose” transmetohet të dielen në Kanal 10 dhe live në Youtube nga ora 21:30.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?