I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 33, Fadil Geci.
Geci ka folur në lidhje me rezultatin e LDK-së në vitin 2021, rënien e saj, ringritjen në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe se çfarë pritet me 28 dhjetor.
Ai tha se njerëzit janë duke u rikthy tek ky subjekt politik dhe se mërgata ka ndryshu.
Ndërsa Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin i cilësoi si të padijshëm sepse sipas tij janë në drejtimin e gabuar.
“Unë kam qenë në terren, kam qenë edhe në mërgatë…është një ndryshim i madh. Në 2021 ka qenë një frymë edhe ajo ka vepru brenda natës, njerëz për interesa të veta personale e kanë marrë një numër të madhe të elektoratit, po ngutemi nganjëherë kapak edhe po i bëjmë dëm vetes. Lidhja Demokratike u dobësu, në frymë, dhe ngadalë kanë pa se ajo rrugë nuk është rruga që e kanë pas në shpirt, ka dështu. Janë njerëzit tu u kthy, mërgata ka ndryshu. Unë çfarë kam pa me sy një realitet që nuk është ashtu çfarë kanë thënë…ata janë në perëndim, e kanë pa jetën, zhvillimin, ekonominë, arsimin dhe kulturën, nuk është ajo që e kanë dashtë. Këtu ka diçka tjetër, e duan një shtet social, një shtet me të majtën, një shtet që iu jep nga 100 euro me i fitu votat…ne na duhet një ekonomi e zhvilluar. Të paditur e di atë që e merr drejtimin e gabuar që është Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Me gojë i thotë shumë mirë, edhe komunistat një kohë e kanë pas shumë mirë, të gjithë të barabartë, dmth një mashtrim. Edhe PDK-ja ka qenë një parti e majtë komplet deri sa bëri disa para, pasi beri para u bë e djathtë për me i rujtë ato. E vetmja parti që unë mendoj duhet me u forcu, nëse ia duam të mirën e shtetit, e njohur para botës, i ka kry të gjitha punët e mëdha është LDK-ja” tha Geci në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/

