Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2022 përmes një vendimi, ndaau 2 milionë euro për shqiptarët e Luginës së Preshevës, raporton Gazeta Blic.
Këto para po dyshohet se janë keqpërdorur duke u ndarë për organizata joqeveritare fiktive.
Së paku kështu po pretendon Arbër Pajaziti, nga Alternativa për Ndryshim.
Ndërsa, dikush që është në krye të Këshillit Nacional Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi ka mohuar të gjitha akuzat që janë bërë në drejtim të tij dhe deputetit Shaip Kamberi.
Ai për emisionin dokumentar “Expose”, prodhim i Gazeta Nlic, në detaje ka treguar se si dhe, ku janë ndarë 2 milionë eurot e Qeverisë së Kosovës për Luginën.
“Ka një ndihmë që është buxhetuar me dy milionë euro vitin e kaluar për herë të parë, përveç mbështetjes morale. Kemi ndërtuar program të veçantë që adresojnë problemet në Luginë, bashkë me Qeverinë e Kosovës për të pasur një qasje sistematike në këtë drejtim. Në radhë të parë kemi identifikuar nxënësit e shkollave fillore, ku para 4 viteve nuk kemi pasur asnjë tekst shkollor, madje as të aprovuar nga Republika e Serbisë po thuajse përveç historisë dhe gjeografisë. Tashmë i kemi të aprovuara, aty janë financuar me 255 mijë euro, për 4010 nxënës nga e gjitha Lugina, prej klasës 1 deri në 8, janë siguruar ato tekste falas që vijnë nga Shqipëria. Janë financuar 950 tekste për parashkollorët, janë financuar 107 studentë të dalluar që studiojnë në universitet publike me nga 1 mijë euro bursë, janë financuar një mori OJQ, si nevojë e para që kemi tre TV shqiptare në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc dhe kemi dashur të shkëpusim nga paqëndrueshmëria financiare, që qytetarët të marrin informata e lajme të drejta dhe një pjesë e mirë është financuar projekte. 78 që janë financuar që kanë të bëjnë me arsimin, kulturën, gjuhën, artin, teatrin, sportin, nisma të qytetarëve që kanë qenë të panjohura për komunitetin tonë, Kanë qenë 180 aplikim ku prej tyre janë përzgjedh 78 prej tyre”, thotë Mustafi për “Expose”./ Gazeta Blic