Artan Nimani nga NISMA ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani nuk e meriton një mandat të dytë, duke e akuzuar se gjatë pesë viteve të mandatit të saj ka pasur pak raste kur, sipas tij, ka vepruar si burrështetase, ndërsa në shumicën e rasteve ka qenë “notere e Albin Kurtit”.
Nimani u shpreh se nuk beson se Lëvizja Vetëvendosje do ta nominojë Osmanin për një mandat tjetër dhe theksoi se partitë opozitare nuk kanë asnjë arsye ta mbështesin kandidaturën e saj, madje as të qëndrojnë në sallë gjatë procesit të rizgjedhjes, duke e akuzuar për moskryerje të misionit kushtetues dhe për shkelje të Kushtetutës.
“Vjosa Osmani nuk e meriton që të ketë një mandat tjetër sepse gjatë pesë viteve të mandatit të saj, ka pasë pak raste që ka mbajtur qëndrim si një burrështetase, në rastet tjera ka qenë notere e Albin Kurtit”, tha Nimani.
“Unë nuk besoj që VV’ja do të jetë e gatshme të nominojë një personalitet të tillë, por sido që të jetë, partitë opozitare nuk e kanë asnjë arsye të vetme ta mbështesin kandidaturën e saj”.
“Opozita nuk ka arsye të qëndrojë në sallë në rizgjedhjen e presidentes Osmani sepse nuk e ka kryer misionin e vetë kushtetuese, shto këtu që ka edhe një sërë shkeljesh të Kushtetutës”, tha Nimani për Expose, prodhim i GazetaBlic.
Intervista e plotë:


