• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zogaj: Arroganca e Kurtit po pengon krijimin e institucioneve – Nuk e kemi obligim ta votojmë propozimin e VV-së për kryeparlamentar

04/25/2025 23:46
nga:Sh R

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrti Gashin, ishte deputeti i LDK-së Alban Zogaj, raporton GazetaBlic.

Zogaj ka kritikuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për mungesën e komunikimit dhe transparencës në lidhje me krijimin e institucioneve të Kosovës.

“Kjo arrogancë e kryetarit të VV-së, si është e mundur 2 muaj e më shumë pas zgjedhjeve dhe një prej aktereve kyq politik të vendit, nuk del me na dhënë sqarime se si e sheh ky krijimin e insticoneve, mos të del me na dhënë neve sqarime por votuesve të vet, qytetarëve të Kosovës, e ka për obilgim me dal me ju dhënë sqarime se si e sheh ky daljen nga ky ngërç politik, si e sheh krijmin e institucioneve, asnjë dekalarim, kjo është arrogancë në veti, arrogancë e tregume prej fillimit të mandatit të kaluar dhe tutje”, tha ai.

Ai thotë se kanë interesim që të votohet kryetari i Kuvendit, por thekson se kanë qëndrimin e tyre politik dhe nuk e kanë obligim që ta votojnë propozimin e VV-së për kryetar të Kuvendit.

“Mundet me mrri edhe votimin, ne kemi intersim me u votu krytari i Kuvendit, kemi interesim me ec tutje, por nuk e kemi për obligim me ia votu kryetarin e Kuvendit, e kemi qëndrimin tonë politik. Kjo është një zhveshje e arrogancës së tyre, urdhëroni krijoni institucionet, i keni fitu zgjedhjet!” shtoi ai.

Zogaj kritikoi gjithashtu mungesën e një marrëveshjeje politike për të siguruar konstituimin e Kuvendit dhe për të përparuar me krijimin e institucioneve.

Ai theksoi se nëse LDK do të kishte pasur 48 mandate, do të kishte kaluar tashmë në krijimin e institucioneve dhe implementimin e projekteve, duke krijuar ura bashkëpunimi me partitë e tjera.

“Po ti kishte LDK 48 mandate, ish harru puna e krijimit të institcioneve, kish fillu puna me projekte, sepse kemi ura bashkëpunimi, kemi ura të bashkëpunimit e cila nuk po shihet te partia fituese e zgjedhjees. Edhe për zgjedhje të reja duhet marrëveshje politike. E para duhet me u konsttitu kuvendi. Konstituohet Kuvendi pastaj kryetari i Kuvendit i riu, i thërret partitë politike nëse shihet se nuk ka disponim për krijmin e institucioneve, i thërret dhe vendosin për zgjedhje. Nuk mundet një parti politike të vendos për zgjedhje në vend”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai thotë se janë partia me rritjen më të madhe politike në këto zgjedhje, ndërsa VV partia me rënien më të madhe.

“Ne jemi partia politike me rritjen më të madhe, rritjen më të madhe politike në këto zgjedhje e ka pas LDK pastaj PDK, kurse LVV ka rënien më të madhe, këtu shihet qartazi se kush e ka trendin pozitiv dhe kush kish mujt me përfitu prej zgjedhjeve. Ne jemi parti politike serioze ne e dim cka nënkupton me hy në zgjedhje të reja menjëherë, e dim koston e zgjedhjeve dhe koston ekonomike. Zgjedhjet në Kosovë e lëkundin krejt ekonominë e vendit, sepse gati e gjithë shoqëria është e angazhuar në zgjedhje”, theksoi ai.

Zogaj tutje thekson se vendi ka disa procese të rëndësishme para vetes, ku të përseriteshin zgjedhjet qendrore përseri do të ishte shumë e dëmshme për vendin tonë.

“Kemi disa procese shumë të rëndësishme para vetës, e me ja shtu tash edhe një parë zgjedhje të reja qëndrore, do të ishte shumë e dëmshme për vendin. Ne po kërkojmë që përgjegjësinë shumë serioze të 48 mandateve me e marrë partia fituese dhe me vazhdu tutje me seriozitet me i kriju institucionet”, përfundoi ai shkruan GazetaBlic.