• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Zhbërja e Kosovës”, “Pushtet i tretë”| Peci ‘thurr’ lavde për Osmanin, s’kursen kritikat për Hasanin e Shalën

12/01/2023 22:04
nga:G C

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i është kundërpërgjigjur deklaratës së ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetutese, Enver Hasani i cili pak javë më parë tha për Blic Interview se draft-statuti i pranuar nga Kurti e zhbën Pavarësinë e Kosovës.

Peci thotë se edhe pse e ka pasur Hasnin profesor, nuk pajtohet shumë shpesh me të.

“Enver Hasanin e kam pas profesor, por jo çdo herë pajtohem me të. Çështja është se edhe dokumenti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës e ka pas një referencë si dokument, kur është shkruar në Kuvendin e Kosovës, edhe në interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, aty e ke pas Rezolutën 1244. Madje ky ka qenë edhe argumenti, njëra prej tentimeve të argumenteve të palës serbe kur ka lyp interpretim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në të cilën kanë dështuar dhe i kanë bërë favor të madh Kosovës në njohjen e subjektivitetit ndërkombëtar dhe të drejtën e vullnetit të qytetarëve përmes të zgjedhurve të tyre për ta shpallur pavarësinë. Kështu si i tillë kjo nuk qëndron”, tha Peci.

Peci pati kundërpërgjigje edhe për deputetin e LDK-së, Kujtim Shala që javën e kaluar i ftuar në Blic Intervieë kritikoi draftin e pranuar nga Kurti për të cilin thotë se me të bëhet një pushtet i tretë.

Peci me bindje shton se nuk mund të ketë pushtet të tretë në Kosovë dhe këtë s’e lejon askush nga qeveritarët.

“Sa i përket çështjes së deputetit Shala që ka thënë se pushtet i ri, nuk e di ku është referuar sepse pushtetet janë në nivele.
Nuk mundet me pas pushtet të ri. Në rast se flasim për pushtet të tretë, ose një formë të ashtuquajtur “federal”, një version të tillë Kosova nuk mundet ta pranojë. Pala serbe mund të ketë interesim që ta instalojë një gjë tillë, por unë jam i bindur që në Kosovë, skena politika nuk e duron një format të tillë në të cilin e minon në thelb shtetësin dhe vlerat mbi bazën e të cilave është ndërtuar Republika jonë”, tha Peci.

Ndërsa, sa i përket deklaratës së Osmanit e cila kishte thënë se ekziston mundësia që disa pika të këtij drafti të mos-jenë në përputhje me Kushtetutën, Peci e sheh si pozitiv faktin që presidentja bën thirrje për vigjilencë.

“Presidentja ka thënë që janë disa pika ku duhet të eleminohet dy kuptimësia. Ajo ka shtruar nevojën e vigjilencës institutcionale për eleminimin e dykuptimësive, jo që ka thënë se është në kundërshtim me Kushtetutën.

Unë e shoh si pozitive angazhimin e Osmanit për këtë çështje, aq më tepër kur jemi në fazën se një draft i tillë nuk është duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese.Unë jam i bindur që Vuçiqi ka shkuar në zgjedhje për të eleminuar presionin ndërkombëtar dhe zotimin që e ka dhënë në Ohër e Bruksel, ku pas 48 orëve ka thënë se: “Unë nuk jam i çmendur të pranojë pavarësinë e Kosovës”, tha Peci në Blic Interview me Astrit Gashin.