• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Zhbërja e Kosovës”, Abrashi i kundërpërgjigjet Hasanit: Asnjë person që i thotë vetit shqiptar, nuk e parashikon shuarjen e shtetit

11/17/2023 22:10
nga:G C

“Draft-Statuti aktual i Asociacionit krijon një regjim special si ai i Hagës dhe e zhbën pavarësinë e 2008-ës”, tha pak ditë më parë për GazetaBlic ish-kryetari i Gjykatës Kushtetutëse, Enver Hasani, ku për këtë i erdhi kundëpërgjigja nga deputeti i VV’së, Artan Abrashi.

Abrashi në Blic Interview thekson se asnjë person që i thotë vetë shqiptar nuk e parashikon shuarjen e shtetit të Kosovës.

“Zotëri Hasani mund të ketë njohuri shumë më të mëdha juridike se sa unë, por nuk kisha shkuar deri në atë pikë me parashiku shuarjen e shtetit të Kosovës. Këtë nuk e bën dikush që i thotë vetit shqiptar. Nuk e di arsyen pse është thënë një gjë e tillë, por edhe po të ketë tendenca kjo punë nuk bëhet”, tha Abrashi.

“Kosova është në rrugë të drejtë, në një rrugë ku qytetarët e saj nuk guxojnë të humbin besimin. Do të ketë propozime të llojllojshme, por nuk fund ka rëndësi rezultati i këtij procesi”, shton Abrashi.

Abrashi tutje ka folur për mundësinë nëse në draft-statutin që ka pranuar Kurti futet rezoluta 1244.

“Nëse ka theksim të rezolutës 1244 duhet të kemi parasysh një gjë, ai vendim i Këshillit të Sigurimit do të vazhdojë të jetë në fuqi deri në momentin ku nuk ka ndryshim të rrethanave strategjike. Ne kemi qenë kundërshtarët më të zëshëm të kësaj rezolute.VV e ka ditëlindjen e saj më 10 qershor 2005, në kohën kur është miratuar rezoluta 1244 dhe çdo 10 qershor, asaj me automatizëm i vazhdohet fuqia. Kaq sa i përket qëndrimit tonë karshi asaj rezolute”, tha Abrashi.

“Këtu duhet të pranojmë edhe një fakt që edhe në konsultime me kolegët që kemi dhe që i njohin shumë mirë marrëdhënier ndërkombëtare e theksojnë që mbrotja jonë më e mirë prej rreziqeve është opinioni këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ku e konstaton se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare dhe nuk është në kundërshtim me Rezolutën 1244. Do të ishte ideale që ajo rezolutë të mos përmendej askund, por si argument ne e kemi një opinion të një Gjykate e cila është e thirrur që të bëjë vlerësime të tilla”, tha ai në Blic Interview me Astrit Gashin.