• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Zgjidhja e vetme”/ Azemi jep detaje për qeverinë e tranzicionit: Nuk duhet të udhëhiqet nga asnjë lider partie

05/24/2025 10:24
nga:G B

Po ashtu, anëtari i kryesisë së LDK-së ka komentuar propozimin që e kanë bërë për qeveri gjithëpërfshirëse, si zgjidhja e vetme në këtë situatë.

“Përderisa nuk ka vullnet nga partitë e 2-ta dhe 3-ta për një bashkëqeverisje me VV-në, dhe që ne s’kemi numra që të krijojmë qeveri, zgjidhja e vetme që e kemi dhënë është një qeveri gjithëpërfshirëse, një qeveri që do t’i sillte në qeverisje të gjitha partitë politike dhe kësisoj t’i përfundojmë disa punë që i kemi obligim dhe të përgatitemi për zgjedhje në mars të vitit të ardhshëm dhe jo të bëjmë manovra dhe të tentohet që të bëhen dy palë zgjedhje bashkë në tetor. Ne mendojmë se ajo është zgjidhja e vetme, s’kemi mundësi të ndërtojmë institucione sot”, ka shtuar tutje Azemi.

Ai ka thënë se LDK nuk i frikësohet zgjedhjeve, por që Kosova s’mund të qëndrojë vetëm në zgjedhje dhe elektorati nuk e meriton një gjë të tillë.

“Nuk është që i frikësohemi zgjedhjeve por nuk është e drejtë që 2-3 muaj pas zgjedhjeve të shkojmë në zgjedhje e pastaj 3 muaj pas tyre të shkojmë në zgjedhje lokale. Kosova s’mund të qëndrojë vetëm në zgjedhje, as elektorati nuk e meriton një gjë të tillë”.

Ndërsa, sa i përket qeverisë së tranzicionit, Azemi ka thënë se ideja është që ajo të mos udhëhiqet nga asnjëri lider i partive.

“Në kokën e LDK-së, qeverinë e tranzicionit nuk duhet ta udhëheq asnjëri nga drejtuesit e partive por detajet tjera nuk i kemi imponuar sepse kërkon një bashkëbisedim”, ka thënë ai.

Azemi ka folur edhe për mos insistimin e bashkësive ndërkombëtare për krijimin e institucioneve.

“Kam marrë pjesë në disa takime të QUINT-it këtu, e vërteta është se s’ka insistim dhe s’do të duhej të kishte insistim nga ana e tyre por me mirësjellje në secilin takim na e kanë thënë se Kosova s’duhet të humbasë kohë në krijimin e institucioneve por që nuk është përgjegjësi e LDK-së, sepse ne jem çdo ditë aty për të dhënë maksimumin. Bllokada po dihet ku është”, ka theksuar ai.

Anëtari i kryesisë së LDK-së ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me SHBA-të dhe se thuajse kërkesa është e njëjtë që të formohen institucionet.

“S’ka pasur diçka substanciale në atë drejtim. Jemi në kontakt të vazhdueshëm. Është i njëjti diskurs që na thuhet se Kosova duhet të ndërtojë institucionet e saj”.

Ai ka thënë se ndërkombëtarët e kanë përkrahur propozimin e LDK-së.

“Ndërkombëtarët e kanë përkrahur propozimin e LDK-së për qeverinë e tranzicionit. Kanë treguar përkrahje. Kjo është ajo që na është thënë në takimet me ta”, është shprehur Azemi për Blic Interview.

 

06/14/2025 15:08

Mushkolaj për propozimin e Abdixhikut: Qeveri “vëllezër e motra” s’ka gjasa të ndodhë, LDK po përpiqet ta neutralizojë presionin e publikut