• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zgjedhjet, parashikimi i Dedajt: LLV-ja merr 40% të votave, LDK dhe PDK mbi 20% dhe AAK-NISMA 10%

03/30/2024 11:25
nga:Sh R

Analisti politik, Ilir Deda, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme, PDK-ja, do të marrë rezultat më të mirë se sa ai që japin sondazhet.

Deda tha se Bedri Hamza nuk është një njeri i konflikteve por është një njeri i dialogut dhe diskutimeve.

“Bedriun e njoh gjatë ai nuk është njeri i konfliktit është njeri i dialogut, i diskutimit racional, unë kam shumë respekt për të. Unë mendoj që mundet me maksimizu potencialin zgjedhor të PDK, mund ta rienergjizoj elektoratin e tashëm me të vjetrin të tyre dhe mund të marrin rezultat më të mirë se që japin sondazhet sot. Do të marrin rezlutat më të mirë”, potencon Deda.

Sa i përket rezultateve zgjedhore, Deda thotë se LDK dhe PDK do ti arrijnë diku rreth 20%, kurse LVV diku rreth 40% dhe Nisma dhe Aleanca rreth 10%.

“Do të ketë një lloj ribalancimin, që nënkupton një kthim më të përafërt të LDK edhe PDK e shoh përmi 20 %, do ta mrrijnë atë rezultat, LVV afër 40%, dhe Aleanca me Nismën 10%, por kjo është ribalancim i skenës politike. Në fakt unë e shoh që do të ketë edhe më shumë pluralizëm të sërbëve në Kosvoë, se ka forca të reja që na në Prishtinë nuk po i shohim por ato po janë formu. 100% të votave nuk mendoj që do ti merr më Lista Serbe, dhe ka akter të ri politik dhe pa marrëparasysh bindjeve të tyre ata janë shumë më autentik dhe është e mirëseardhur që të pluralizohet edhe ajo pjesë e popullatës në Kosovë”, theksoi ai.

Deda thotë se si kohë të zgjedhjeve e sheh muajin qershor ose gusht.

“Qershori ose gushti, edhe pse askush nuk mban zgjedhje në gusht po na kemi qef me eksperimentu, hajt të eksperimentoj të shohim pse gushti është muaji i mirë për zgjedhje. Pa marrë parasysh se kur është data për mua është një pyetje se pse je tu shku në zgjedhje të parakohshme. Nuk e di se pse po shkojnë në zgjedhje të parakoshme, dhe shpresoj se do ta marrë vesh”, përfundoi Deda, shkruan Gazeta Blic.

04/26/2024 23:15

“Rrëfehet” Ismet Munishi U kënaqa tek Ballkani, e Prishtina – “Plisat” janë tifozët më të mirë në vend