• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zgjedhjet në Shqipëri/Hasani: Fitorja e PS-së rezultat i thyerjeve mes Berishës dhe Bashës, Rama e ka mbyllur kapitullin e vet!

05/19/2023 20:41
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Shqipëri.

Hasani tha se ishin problemet e brendshme mes Sali berishës dhe Lulzim Bashës që prodhuan një rezultat të tillë.

“Zgjedhjet në Shqipëri kanë bërë një përparim të zhvillimit institucional të menaxhimit mjaft të mirë, ka fillu edhe menaxhimi elektronik, në tre bashki tashmë është elektronik që mund të dihet rezultati shumë shpejt. Partia Socialiste ka punuar, ka qenë aktive në vazhdimësi dhe shihen rezultatet e punës nëpër qytete të ndryshme por në të njëjtën kohë ka ndiku negativisht te PD, thyerja brenda tyre. Ishin problemet e brendshme ndërmjet Sali Berishës dhe Lulzim Bashës kanë ndikuar tek humbja e besimit, e kredibilitetit të liderit për me mujt me qenë një fuqi në zgjedhje. Parta Socialiste i ka shfrytëzuar mjaft mirë këto dhe me avantazhet e veta të punës, dhe kjo është një rezultat real i gjendjes politike në vend.

I pyetur nëse e priste një fitore kaq të thellë të partisë socialiste, Hasani u përgjigj kështu.

“Para dy vitesh nuk kanë mundur ta mendojnë njerzit një rezultat të tillë, por ato thyerjet brenda PD-së, e kanë shkaktua gjithçka që të vinte PD-ja deri tek kjo gjendje.Investimet në Shkodër kanë qenë shumë të vogla ose fare, në të njëjtën kohë edhe Tropoja ka qenë si pjesë e anashkaluar. Shumë njerëz të Tropojës të cilët kanë janë shpërngul në Tiranë edhe janë votues prap në Tropojë kanë ndryshuar mentalitet, kanë ndërru edhe qëndrimet e tyre dhe kur janë kthy në Tropojë kanë kërkua ato ndryshimet që kanë verejtur edhe në Tiranë. Rezultati është bindës, është pozitiv, dhe shpresoj për ndryshim dhe zhvillim më të mirë të bashkive. Ne që shkojmë përditë ndoshta nuk i shohin përparimet por turistët i shohin përparimet psh ujrat e zeza nuk janë më në det, pastërtia etj. Kur vijnë 7.5 milion turistë dhe ata prezantojnë imazhet në vendet e tyre, prandaj Shqipëria sot është me imazh në botë dhe ndër vendet më të kërkuara për turizëm. Kjo do të thotë se ka një siguri, ka një transparencë, ka një zhvillim , dhe këto kanë ndikuar drejpërdrejt edhe në rezultatet në bashki”

“Liderët më shumë se dy mandate vështirë të japin më shumë rezultat, përmirësime ose ide të reja. Mendoj se në çdo vend mandati i dytë duhet të jetë përfundimtar i një lideri që të mund t’u japë mundësi liderve të rinj në perparim dhe zhvillim. Me këtë humbje që ka ndodh në Shqipëri mes PD-së dhe LSI-së, ata duhet ta shohin si përmbyllja të një rezultati 30-vjeçar”

A e kthyen zgjedhjet e fundit Shqipërinë si një mbretëri?

“Unë mendoj se Edi Rama e ka dhënë kontributin e vet të jashtëzakonshëm për dy mandate dhe mandati i tretë është rezultat i thyerjeve të të gjitha partive të tjera.Nuk ka patur një program të partive të tjera se si do të vijnë në pushtet dhe çfarë do të bëjnë në pushtet nëse vijnë. Thyerja mes Bashës dhe Berishës dhe mospajtimet si opozitë, kanë ndikuar negativisht. Kështu që Edi Rama është rezultat i këtyre thyerjeve në mandatin e tretë. Unë mendoj se Edi Rama e ka mbyllur kapitullin e vet me këto zgjedhje. Pa një reformë brenda opozitës, brenda PD-së, LSI-së, ndoshta me u bashku bashkë dhe me ba ndonjë ndryshim brenda vetes me nxjerr ndonjë lider të ri, i cili është i të ardhmes, dhe jo një lider që merret me të kaluarën dhe ai ka mundësi ndoshta me bë ndonjë ndryshim”.

Edi Rama brenda PS-së nuk ka konkurentë, por brenda PS-së ka liderë të mjaftueshëm që mund ta zëvendësojnë Edi Ramën e një ndër to është Erion Veliaj” tha Hasani raporton Gazeta Blic.