• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zgjedhjet e ardhshme – “Vetëvendosje në rritje, opozita do të dobësohet dhe demokracia do të rrezikohet”

04/29/2024 17:07
nga:G C

Njohësi i çështjeve politike, Zekirja Shabani tha se kryeministri Kurti nuk është duke hezituar që vendi të shkojë në zgjedhje, por sipas tij, po taktizon.

Shabani në një intervistë për “Expose”, prodhim i GazetaBlic, thekson se deri më tash nuk asnjë arsye të fortë që Kurti të bëhet fitues në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk besoj që Kurti po heziton me shku në zgjedhje, po ai taktizon. Vazhdimisht e kemi pa se në çdo formë mundohet me gjet mënyra që mos me e rrëzu vetë veten prej pushtetit por me kriju një arsye pse me shku në zgjedhje. Besoj se akoma nuk ka një arsye të shëndoshë e cila Kurtin e kishte bë fitues në zgjedhjet e ardhshme, po them fitues të padiskutueshëm, siç ka ndodhur rasti i qeverisë në kohën e Covidit. Albin Kurti po kërkon një arsye të ngjashme me atë në kohën e Covidit kur opozitën e fajësonte gjithherë ‘se e keni rrëzuar qeverinë në kohën më të keqe’. Një diçka të tillë po e kërkon, nuk është se po refuzon me shku në zgjedhje por nëse ai e rrëzon veten atëherë politikisht humb poena. Besoj se zgjedhje do të kemi shumë shpejt edhe nuk shof ndonjë zvarritje të madhe për shkak se më shumë është njëfarë dakoordimi i përgjithshëm edhe i opozitës edhe pozitës me pas zgjedhje sa më shpejt”, tha ai.

Edhe sipas Shabanit, muaji Qershor është adekutate që Kosova të shkojë në zgjedhje.

“Data 9 qershor siç ka prozuar Memli Krasniqi, është muaj goxha i mirë për zgjedhje, është kohë e nxehtë, kohë ideale me pas zgjedhje dhe krejt varet tani nga proceset që i ka para vetes Kosova si kanë me ndiku në sondazhet eventuale që mbahen në fund të këtij muaji dhe muajin e ardhshëm për me përcaktu se kur ka me pas zgjedhje. 9 qershori nuk është përmendur rastësisht, ka patur diskutime edhe të mëhershme që qershori të jetë muaji i zgjedhjeve , por nëse nuk është 9 qershori është shtatori muaji i fundit që ne kemi me shku në zgjedhje se ka një dakoordim mes të gjitha partive politike që nëntori të na zërë me qeveri. Pra të gjitha partitë politike po mundohen që para zgjedhjeve në SHBA, ta kemi qeverinë e re kështu që besoj që edhe Kurti edhe partitë tjera do të dakoordohen që qershori të jetë muaji i zgjedhjeve. Tani pak qershori përcaktohet prej asaj nëse Qeveria do të rrëzohet vetë ose do të gjejë mënyrën që me votat e opozitës ta rrëzojnë qeverinë dhe sa më herët që rrëzohet qeveria do të kemi zgjedhje më shpejt, nuk besoj se do të shkojë shumë larg, kështu që edhe unë qershorin e shoh si muaj goxha të përshtatshëm për krejt partitë politike që të ketë zgjedhje”, shton ai.

Ndërsa, për opozitën thotë se nuk do të ketë diçka të re rreth rezultateve në zgjedhje, por sipas tij, do të rritet VV’ja, e kjo, do ta dobësojë opozitën.

“Opozita në zgjedhje nuk është se ka për të patur përmirësime të mëdha, ndoshta dy partitë (PDK-LDK) kanë me ndryshu pozicionet e tyre por megjithatë nuk është se ka për të patur shumë lëvizje. Ajo çfarë ka me pas lëvizje më të madhe unë besoj se për shkak se të gjithë mendojnë se është konsumu LVV-ja në pushtet për shkak se ka patur shumë skandale, është përcjellë qeverisja me shumë parregullsi me njëfarë paaftësie të zotit Kurti me i përmbush ato pritjet e qytetarëve dhe krejt presin që Kurti të ketë rënie në rezultat. Përkundrazi unë mendoj se Vetëvendosja në përgjithësi do të ketë rritje dhe kjo e bën opozitën hala më të dobët ç’ka e bën demokracinë më të rrezikshme. Nëse pushteti nuk është i kontrolluar prej opozitës, nëse nuk kemi opozitë, atëherë qeverisja është arrogante, kemi qeverisje të prirur të thirret në numra dhe kjo arroganca e numrave pastaj na kushton si shoqëri. Nuk pres që opozita të rritet shumë por t’i forcojë pozicionet e veta”, tha Shabani për “Expose”.