• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

‘Zgjedhja e Presidentit’- Bugaqku nga KDI tregon afatet kohore se deri kur mund të zgjidhet!

02/27/2026 21:12
nga:Y I

Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhja e Presidentit të ri të vendit.

Vullnet Bugaqku nga KDI ka treguar procedurat se deri kur mund të zgjedhet kreu i ri i shtetit.

“Fillimisht Kushtetuta e Kosovës ka paraparë që jo më vonë se 30 ditë para se t’i skadojë mandati Presidentit ose Presidentes aktuale, Kuvendi i Kosovës duhet t’a zgjedhë Presidentin e ri. Në rastin konkret ne kemi kohë që deri me 4 mars të përfundojë procedura e zgjedhjes së Presidentes/it të Kosovës nga ana e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Megjithatë kjo dispozitë që flet për këtë afatin 30-ditor nuk është që ka parashiku ndonjë pasojë kushtetuese në rastet kur nuk fillon fare procedura dhe shkelet ky afati 30-ditor ose në rastet kur fillon procedura por brenda këtij afati 30-ditor nuk përfundon. Rrjedhimisht nëse ka fillim të procedurës para datës 4 Mars ose me 4 mars eventualisht, si afat i fundit, atëherë kemi edhe një dispozitë tjetër kushtetuese që është neni 82 i cili thotë që nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes së Presidentit nëse Kuvendi brenda 60 ditësh nga fillimi i kësaj procedura nuk e zgjedh Presidentin, atëherë me autimatizëm Kuvendi shpërndahet dhe shkojmë në zgjedhje të parakohshme”

“Nëse llogaritet si datë e fundit, data 4 mars, 4 maj i bjen 60 ditë…..mirëpo gjithçka mund të ndodhë nëse paraprakisht procedura dhe dështohet zgjedhja e Presidentit për shkak të votave në Parlament. Pra mund të provohet, mund të fillojë procedura, mund të hyjmë në fazën e zhvillimit të tre raundeve dhe rrjedhimisht nuk ka asnjëri prej kandidatëve votat e mjaftueshme dhe mund të kemi shpërndarje automatike të Kuvendit për faktin se dështohet që në tre raunde të zgjidhet Presidenti i Kosovës” deklaroi Bugaqku për dokumentarin ‘Expose’ prodhim i “Gazeta Blic”.

Bugaqku tha se diskutimet ndërmjet partive politike kanë filluar për çështjen e Presidentit por se ende nuk ka një propozim konkret.

Ai pohoi se në ditët në vijim mbetet të shihet nëse është synim të shkohet në zgjedhje apo të gjejnë një figurë konsensuale dhe Kosovës t’ia japin Presidentin.

“Unë mendoj që kanë fillu disa diskutime politike mes partive politike parlamentare dhe besoj që ata kanë shprehë gadishmërinë që të gjejnë një kompromis edhe pse ndoshta herët për të konstatu diçka të tillë. Nuk ka ende një propozim konkret nga asnjëra prej subjekteve politike parlamentare por në ditët e mëtejshme mbetet për t’u parë nëse eventualisht e kanë synimin që të shkojnë në zgjedhje apo e kanë vërtet qëllimin që të gjejnë një figurë konsensuale dhe rrjedhimisht Kosovës t’ia japin Presidentin” deklaroi Bugaqku raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/