• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zemaj: S’ka patur ofertë për Presidentin nga Kurti, por vetëm ‘lojë fjalësh’, dëshiron të imponojë një president partiak!

04/24/2026 23:49
nga:Y I

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, propozimet e Kryeministrit Kurti drejtuar partive opozitare për çështjen e Presidentit, s’i ka quajtur oferta, por ‘lojë fjalësh’ në pamundësi për të zgjedhur Presidentin konsensual.

Zemaj tha për “Expose” se nëse nuk ka zgjidhje vendi po shkon në zgjedhje sepse tashmë po hyhet në afatet strikte të Kushtetutës që ajnë dhënë në vendimin e fundit.

Sipas tij Kurti dëshiron të imponojë një President politik dhe me librezë partie.

“Nuk ka patur ofertë për Presidentin, po ka patur më shumë ajo që njihet në gjuhën politike të zotit Kurti, ‘lojë fjalësh’ edhe pamundësi për t’a zgjedhur Presidentin konsensual ashtu siç e don Kushtetuta por edhe ashtu siç e don përfaqësimi për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim.

“Po. Nëse nuk ka zgjidhje duhet të ketë zgjedhje sepse po hyjmë në afatet strikte të Kushtetutës që i ka dhënë edhe me vendimin e fundit. Kanë mbetur pak ditë edhe kjo çështje ka kaluar në jo-seriozitet nga ana e partisë shumicë ose e vetë Kurtit për të imponuar një President politik, partiak pse me librezë partiake dhe që i takon ndikimit të vetëm një subjekti politik dhe që nuk është e mirë as për demokracinë as për Republikën e Kosovës”

“Këmb-ngulja e tij e fundit ishte në kundërshtim me atë që ka thënë në filli. Vetë zoti Kurti ka deklaruar që nuk duhet të ketë President partiak dhe kjo ka rezultuar mashtrim dhe tani imponimi që të ketë një President me librezë partiake”

Zemaj potencoi se çdo prolongim tutje lexohet si ndikim në afatet kushtetuese dhe është vazhdim i krizës të cilën ndoshta mund t’a imponojë ose dëshiron t’a imponojë Lëvizja Vetëvendosje.

“Çdo prolongim tutje lexohet si ndikim në afatet kushtetuese dhe është vazhdim i krizës të cilën ndoshta mund t’a imponojë ose dëshiron t’a imponojë Lëvizja Vetëvendosje por jo në të mirë të vendit”

“Unë s’dua të paragjykoj në këtë moment por pritjet kanë qenë të behet një zgjidhje dhe ne kemi dhënë gjithçka nga vetja pa asnjë kërkesë apo kushtëzim” deklaroi Zemaj për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic’.

VIDEO: