• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zemaj për situatën aktuale në shëndetësi: Kjo Qeveri erdhi pa program, pa plan dhe pa vizion për sektorin e shëndetësisë

04/14/2023 21:07
nga:Astrit Gashi

Në “Blicinterview” me Astrit Gashin, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, foli për kohën kur ishte ministër i Shëndetësisë, gjatë periudhës së pandemisë, dhe kritikave me të cilat është përballur gjatë kësaj periudhe për punën e tij, sidomos nga ana e Vetëvendosjes, si dhe zhvillimet aktuale gjatë dy viteve të kaluara në fushën e shëndetësisë.

“Fatkeqësisht është ky një ndër sektorët që unë e shoh si më sensitiv që ka Republika e Kosovës. Fatkeqësia është edhe më e madhe se kjo Qeveri erdhi pa program, pa plan dhe pa vizion për sektorin e shëndetësisë. Argumentimi më i keqi në kuptimin e zhvillimit të këtij sektori dhe ngjarjet që ka prodhuar kjo Qeveri: tre ministra, duke përfshirë edhe Kurtin si Kryeministër të vetë-emëruar për ti mbuluar dështimet dyvjeçare të ministrit paraprak, 80 ditë pa ministër, pa titullar, një rikthim i një ministri që ishte tërhequr në kohën e pandemisë, ku kishte numër ekstrem të rasteve të infeksioneve dhe rasteve të vdekjes, për të garuar për Komunën, ose për Kryeqytetin dhe gjendja degraduese, në kuptimin e investimeve, përkrahjes për mjekë dhe profesionist shëndetësorë, asnjë ligj përmbajtësor dhe tek tani, në vitin 2023, ka disa indicie se diçka do të zhvillohet tutje. Janë dy vite të humbura, me pasoja të mëdha për pacientin dhe shëndetin publik, por jo lehtë të riparueshme në këtë fazë, dhe më së paku të menaxhueshme, ashtu siç ka vepruar Qeveria Kurti”, tha Zemaj.

Duke folur për mungesën e barnave, penjve dhe fashave dhe gjësendeve tjera elementare në spitalet e Kosovës, Zemaj tha se as gjatë kohës së pandemisë, kur ai ishte ministër, nuk është hequr dorë nga zhvillimi i resurseve humane dhe i kapaciteteve të brendshme.

“Kemi dhënë përkrahje për institucionet shëndetësore me specializime. Kaluan tri vite pa specializime të reja. Punësimi i mjekëve specialistë, që ishin me vite të tëra pa punë. Asnjë mjek specialist në atë kohë nuk e lamë pa punë. Punësimi i shumë infermierëve për ti dalë ballë menaxhimit të pandemisë. Investime në pajisje, donacione milionëshe nga partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë, duke filluar nga ato bazike, prej autoambulancave, deri te pajisjet më të avancuara shëndetësore, shtrirja e oksigjenit në të gjitha institucionet shëndetësore publike, në spitalet ku kishte raste jo vetëm të trajtimit COVID, por edhe raste tjera spitalore. Dhe pavarësi të plotë në kryerjen e detyrave të mjekëve. Çka ka bërë kjo Qeveri? Ndërhyri në mënyrë ekstreme në punët e tyre, ndërhyri në përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave, e prishi balancin dhe kolegjialitetin e brendshëm, dhe kemi më shumë se 400 mjek që kanë lëshuar Kosovën për këto dy vite, ndërsa shifra e infermierëve ka arritur afro 1 mijë”, tha Zemaj.

Zemaj qartësoi se ky mund të quhet edhe trend rajonal, por pyeti se çfarë po bën Qeveria e Kosovës për ta ndalur atë.

“Çfarë po bën Qeveria jonë, e cila është e mandatuar për me i shërbyer vendit. Të ishte përkrahja e plotë dhe e sinqertë për të ardhur deri te Ligji i pagave, momenti ishte kur u ndalen shtesat për profesionistët shëndetësor. Pa asnjë arsyetim u ndalën shtesat në kohën më të keqe, kur ne edhe në kushte pandemike kishim ofruar shtesa për mjekët dhe infermierët. Ky ishte stimulimi që u ndërpre dhe humbi edhe shpresa. Edhe kur erdhi te ndërhyrjet, kur kryetarja e Bordit, militante e VV-së, ishte në Komisionin përzgjedhës për drejtor të Klinikave, dhe kjo lejohej në sy të ministrit, ku ministri paraprak pasi u largua nga pozicioni tha këtu është një ambient toksik dhe korruptiv i ndërtuar, dhe kjo është gjendja çfarë është në vazhdimësi”, tha Zemaj.

Ai shtoi se për të ndihmuar këtë ministër, Qeverinë apo edhe ministrin paraprak, u propozua ligji për shëndetësi, ligjin për çmimet e barnave, porse asnjë nga këto propozime nuk u përkrah.

“Aty udhëheq dora korruptive e njerëzve të implikuar të Vetëvendosjes me përkrahjen e Kryeministrit Kurti, por që është në krye një sekretar, i cili ka shndërruar këtë përkrahje potghuajse në pronë private ministrinë e Shëndetësisë”, tha Zemaj.