• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zekirja Shabani: Ky është zingjiri për aferat në KEK

04/30/2023 21:47
nga:N M

Një gazetar tjetër po ashtu që përcjell sektorin e ekonomisë, Zekirja Shabani thotë se arrestimi i kryeshefit të KEK-ut nuk do të jetë i vetëm, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, gjatë gjithë viteve ka pasur raportime e shkrime për dallavere në tenderët e KEK-ut, por rasti i fundit sipas tij do të çojë në një zingjir të tërë, të të përfshirëve në këtë aferë.

“Nuk është hera e parë që në KEK ka arrestime, ka suspendime, dyshime të vazhdueshme për keqpërdorime për prodhim të energjisë, për sigurim të mjaftueshëm të energjisë për furnizim, por gjithherë është folur për kurdisje tenderësh dhe llojë llojë keqpërdorimesh”, thotë Shabani për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Sipas tij, ky ndoshta mund të jetë fillimi i një zingjiri të madh të shpalosjes së dyshimeve që i kemi pasur për KEK.

Ai shton, se fakti që një kryeshef ekzekutiv me pranga përcillet nga zyra, në gjykatë, dëshmon se prokuroria ka nxjerr goxha fakte për ato dyshime sa kanë qenë brenda kësaj periudhë

”Mos të harrojmë se z. Krasniqi akuzohet për kohën e tij jo për të tjerët dhe nëse flasim për 80 milionë kontrata të dyshuara, sepse çdo kontratë e negociuar direkt me operatorët ekonomik, është kontratë e dyshimtë në parim, sado që ndoshta është kryer punë me ato kontrata, mund të ketë qenë të vetmit njerëz që e kryejnë atë punë për KEK, por mbesin të dyshuara nëse ka pasur nevojë për to ose jo, pra është fillimi i shpërfaqjes së zingjirit. Në rastin konkret po flasim për këtë zingjirin që lidhet me drejtorin ekzekutiv të KEK-ut, anëtarë të Bordit, ambasadorin Berishaj, prokurimin dhe kompanitë që kanë marrë tender. Pra, kjo është hallka që mund të zbulojnë hetimet  e prokurorisë dhe deklarata që mund të dalin gjatë procesit gjyqësor”, thotë ai.

Shabani thotë se nuk të harrojmë se kjo është vetëm njëra nga hallkat, sepse sipas tij, vazhdimisht, kemi dyshuar se ka keqperdorime në KEK, ka keqmenaxhim.

”Kemk dyshuar se kompani të caktuar merren vesh me drejtorët në KEK dhe duhet të shpalosen këto dyshime dhe të marrin dënimin e merituar kushdo qoftë, se jo vetëm që kanë dëmtuar buxhetin e KEK-ut, por të qytetarëve, sepse mos të harrojmë se me taksa tona i kemi dhënë 100 milion euro KEK-ut, me taksa tona kemi paguar importin e energjisë për shkak se drejtorit ju ka tekur ta vonojë remontin në Kosovën A, për çfarëdo arsye qoftë ajo, dhe ne jemi detyruar të blejmë energji, prej shteteve të tjera e që dyshohet se janë të lidhura direkt me këtë zingjirin, që po dyshohet në keqpërdorim të këtyre milionave. Janë 30 milionë euro që Kosova kishte mundur të prodhojë energji elektrike sikur të ishte në funskion me kohë … dhe kemi blerë rrymë nga kompani që dyshohet se janë të lidhura me ambasadorin Berishaj ose drejtorin aktual që akuzohet”, tha Shabani.

Shabani thotë se edhe për një kohë të gjatë blloku A5 i Kosovës A, do të jetë jashtë përdorimit duke u detyruar që Kosova të importoj energji elektrike për të mbuluara rrymën që do të mund ta prodhonte ky bllok.

“Nuk është kryer remonti dhe ka rrezik që të zvarritet edhe më shumë për arsye se pas fillimit të hetimeve, pas arrestimit të drejtorit, KEK njofton që është marrë vendim që të stopohet procesi i prokurimit nën dyshimin se kompania që ka marrë tenderin është themeluar një javë më herët, pra ndoshta ka qenë përfaqësimin i ndonjë koncersiumi, por ne nuk e dimë ende, mbetet gjykata ta sqaroj dhe verifikoj… por çka dimë është se do të paguajmë më shtrenjtë energjinë elektrike për shkak të importi. Çka është edhe një çështje tjetër, prokuroria ta ketë parasysh, gjatë kohës së krizës së çmimeve dhe mungesë së energjisë, kur Qeveria ndau 100 milionë euro për import, ia dha direkt KEK dhe ishte decidivisht që obligonte KEK që të blinte energji dhe duke marrë parasysh se KEK nuk ka të drejt importi, në disa raste vetëm prej Shqipërisë dhe në raste të rralla emergjente, KEK çohet bënë marrëveshje të fshehte e të dyshimtë me KEDS dhe KESCO ,që ia bartë të drejtën e importit një kompanie private, pra qeveria në vend se ta angazhoj direkt një kompani private për import të rrymës”, tha Shabani.