• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Vlora Çitaku: S’ka urgjencë për zgjedhje nacionale

12/03/2021 22:09
nga:M K

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar deklaratat e anëtarëve të partisë së saj lidhur me zgjedhjet nacionale.

Në “Blic Interview me Astrit Gashin“, prodhim i portalit GazetaBlic, Çitaku tha se për momentin zgjedhjet nuk janë me urgjencë, për më tepër janë të kushtueshme dhe sipas saj nuk menduar njëherë për to.

“Nuk është koha për zgjedhje, jemi në pandemi dhe se qytetarët janë lodhë nga zgjedhjet, ata kërkojnë zgjidhje. Pastaj janë edhe të kushtueshme. Qeverisë duhet t’i japim edhe pak kohë, nuk ka urgjencë.

Kërkesa për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mendim i deputetëve dhe nuk janë qëndrime zyrtare të PDK-së, pasi qytetarë më shumë ka nevojë për përkrahje se sa për zgjedhje. E kemi vetëm nja pako emergjente, e cila nuk është implementuar në tërësi”, tha ajo për GazetaBlic.

/GazetaBlic/