• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Vendi që i rezistoi gjeneratave, “Te Martini” ikona e kryeqytetit!

01/01/2022 22:49
nga:N M

Kafja “Te Martini”, ekziston tash e 26 vjet. Ajo ishte hapur në vitin 1995. Kjo kafe që gjendet në qendër të Prishtinës, apo te vendi i quajtur “kafet e rakisë”, llogaritet edhe si ikonë apo identitet i kryeqytetit të Kosovës.

Pronari i saj, Martin Hajdari në një rrëfim për Gazeta Blic ka treguar se qysh ishte pritur hapja e kësaj kafe në atë kohë dhe se kush prej politikanëve, shkrimtarëve intelektualëve e të tjerë…, qëndronin zakonisht në këtë vend.

“Shoqëria e pritën me kënaqësinë shumë më të madhe sepse fatkeqësisht qendrën e mori Serbia e njerëzit nuk kishin ku të takoheshin dhe e gjetën vetën këtu te unë si punëtori më i vjetër” rrëfen Martini.

Ai tha se në kafe i kanë shkuar të gjitha gjeneratat pa asnjë dallim, raporton Gazeta Blic.

“Shoqëria vinin. Të gjitha gjeneratat e ndryshme më kanë dashur dhe i kam dashur, kam kaluar shumë mirë…. ka qenë kohë e shumë e vështirë njerëzit, nuk kanë pasur vullnet as për të shëtitur e lërë me të dalin në kafe për shkak të regjimit të atëhershëm dhe njerëzit e gjenin vetën këtu te unë. Asokohe kanë ndejtur këtu gjenerata të ndryshme. Dr Bekë Raca, Bajram Kelmendi, Fehmi Agani krejt fytyrat eminente, letrarë, shkrimtarë…, Xhavit Nimani të gjithë kanë ardhur këtu. Rezmi Kolgeci krejt kanë qenë. Kafja u ka shërbyer si një lloj vend takimi në atë kohë të vështirë dhe unë si punëtor i vjetër u përshtatshim, kemi ndejt shumë me ta”, rrëfen Martin Hajdari.