• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Valbon Krasniqi: Pavarësisht ngarkesës, u kemi shërbyer maksimalisht të infektuarve me Covid-19

07/02/2021 21:54
nga:M K

Drejtori i përgjithshëm i shërbimit spitalor të Kosovës, Valbon Krasniqi ka folur për situatën rreth Covid-19.

Ai, në dokumentarin “Expose”, prodhim i portalit GazetaBlic, ka dhënë detaje rreth shërbimit, duke shtuar se përkundër ngarkesës së madhe, ia kanë dalur që t’iu shërbejnë të gjithë atyre që kanë qenë të infektuar ose kanë kërkuar ndihmë.

“Asnjë pacient i infektuar me virusin SarsCov-2, nuk ka mbetur pa e marrë atë tratjim, asnjë pacient që ka pasur nevojë për përkujdesje të vazhdueshme nuk ka mbetur pa trajtim. Në përgjithësi, në aspektin klinik ne kemi arritur të sigurojmë hapësira dhe shtretër për pacientët që kanë pasur nevojë për mjekim.

Ju e dini që në fillim vetëm në Klinikë Infektive trajtoheshin pacientët me Covid-19, në këtë periudhë e kemi shfrytëzuar edhe trajnimin e kolegëve të tjerë në mënyrë që edhe ata të jenë në dijeni për të trajtuar këto raste, ndërsa nga Korriku dhe Gushti filluam me trajtimin e rasteve edhe në spitale të tjera.

Ka qenë një angazhim i jashtëzakonshëm, një punë 25 orësh në ditë sidomos e stafit menaxherial, pulmologët, anestologë, pra një angazhim i jashtëzakonshëm për të gjitha shërbimet për t’iu ardhur në ndihmë”, tha Krasniqi për GazetaBlic.

Thaçi e Veseli kontaktuan Ramë Bujën, kjo është arsyeja

/GazetaBlic/