• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Tri vjet në krye të shtetit, Gola i VV’së: Bilanci i qeverisjes është pozitiv

03/31/2024 22:07
nga:G C

Nga partia e Albin Kurtit, po thonë se për tri vjet, bilanci i qeverisjës është pozitiv.

Deputeti i VV-së, Ardian Gola ka theksuar për emisionin “Expose ” se po të realizoheshin 100% premtimet elektorale, atëherë shton ai, programi elektoral ka qenë improvizues.

“Bilanci i qeverisjes është pozitiv. Sigurisht që nëse realizohen të gjitha premtimet e dhëna elektorale dhe nëse realizohet 100% programi elektoral atëherë del se ka qenë një program shumë improvizues dhe me objektiva të lehta ose kemi patur një qeverisje me njerëz të pagabueshëm. Kështu që asnjëra prej tyre nuk përkon me realitetin”, tha Gola.

“Gjithmonë programet synojnë disa objektiva tentative të cilat në rastin konkret mendoj se janë të realizuara në masë të konsiderueshme. Sigurisht që mundemi me pas pika të caktuara, pika programore në përgjithësi, të cilat mund të mos realizohen në plotni gjatë këtij mandati”, shtoi ai.

Gola shton se edhe pse jemi në vit zgjedhor, Qeveria ka kohë që efektivisht t’i realizojë disa nga pikat që ai i cek.

“Shpresojmë se ato objektiva janë pjesë e zhvillimeve të përgjithshme politike në ndërtimin institucional dhe po besoj se në mandatin vijues ato mund të gjejnë realizimin e plotë të tyre me theks të veçantë aludoj tek sigurimet shëndetësore të cilat mund të depozitohen si një pikë që do të duhej me punu ende por fundja edhe pse është vit zgjedhor kemi ende kohë që efektivisht për me i realizu edhe këto pika”, tha Gola.

“Por nëse nuk realizohen, sërish po e them, përbrenda një optimumi të mundshëm të realizimit të programeve politike”, shtoi ai për Expose.