• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Tri vite ministër, Peci flet për suksesin në Bujqësi: Jam krenar që Kosova ka rezultatet më të mira qysh nga ekzistenca e kësaj ministrie

12/02/2023 16:29
nga:G C

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në Blic Interview ka folur për rezulatet në Bujqësi gjatë gjithë kësaj kohe.

Peci thotë se është krenar që Kosova ka rezultate tejet të mira në Bujqësi, veçanarisht gjatë këtij viti.

“Ndjehem krenar që rezulatet në Ministrinë e Bujqësisë janë më të mirat prej që kemi Institucionet e Republikës së Kosovës.
Në rast se e masim me gjendjen faktike në teren, Kosova në vitin 2023 i ka pasur rezultatet më të mira në historinë e ekzistencës së saj. Kushtet atmosferike nuk kanë siguruar një rendiment të kënaqshëm, por është faktori madhor që e ka përcaktuar”, thotë Peci.

Ai ka dhënë detaje për këtë sektor.

Peci shtoi se angazhimi i tij nuk do të ndalet edhe kur nuk do të jetë në krye të kësaj ministrie.

“63% është rritur numri i sipërfaqëve me drithëra. Ne kemi arritur që t’i sjellim qarkullim Kosovës vetëm për kulturën e grurit dhe misrit 94 milionë euro. Ndërsa, kur flitet për perimet në këtë vit ne kemi ndërtuar 35.5 hektar me sera.

Kjo qeveri ka shpërndar 70 milionë euro vitin e kaluar, gati po aq do të shpërndajë edhe këtë vit. Ne jemi të dedikuar që të anagazhohem maksimalisht që vetëm mirotokracia të jetë udhërrëfyesi i mënyrës së përfitimit të fermerëve, që janë kategoria e cila jeton me ndjersën e ballit.
Ne kemi avancuar shumë nga niveli i cilësisë me verërat e Kosovës, kjo edhe falë përkrahjes institutcionale.
Prej vitit të ardhshëm ne presim një rritje të bilancit pozitiv, ku efeketi real do të vërehet prej vitit 2025”, tha Peci në Blic Interview.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e më poshtme: