• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Tre muaj pa Kuvend, Halimi: Kosova do të ketë ngecje në diplomacinë e jashtme

05/24/2025 21:51
nga:Genita C

 Analisti politik Jeton Halimi ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj procesit të konstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve të fundit.

Sipas Halimit, Kurti nuk po punon në interes të shtetit, por në përputhje me interesat e tij personale dhe politike.

“Albin Kurti nuk dëshiron të bëhet konstituimi i Kuvendit. Ai po bën kalkulime për interesat e tij personale,” deklaroi Halimi.

Ai shtoi se sjellja e Kurtit nuk përputhet me përgjegjësinë që duhet të ketë një lider i zgjedhur nga populli.

Madje, Halimi shkoi më tej duke aluduar se Kurti mund të jetë duke i shërbyer interesave të ndokujt tjetër: “Unë mendoj se Albin Kurti është duke ia bërë argatin dikujt tjetër, jo vetes. Por popullata do t’i vlerësojë vetë këto ngecje të tij.”

Ai kritikoi gjithashtu edhe performancën e dobët të diplomacisë kosovare gjatë mandatit të kaluar qeverisës: “Në katër vitet e fundit s’kemi pasur ministre të Jashtme. Kjo ministri ka funksionuar sikur të ishte një OJQ. Asnjë njohje të re nuk e kemi pasur”, tha Halimi për Expose.

Intervista e plotë: