• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Trajneri i parë i Rrahmanit, Ilir Sopi: Me Golf 2’shin tim i kam çu shumë lojtarë në Shqipëri, këtë gjë ia premtova Amirit

05/21/2023 21:13
nga:Lorik J

Ilir Sopi, trajneri i parë i Amir Rrahmanit tek gjenerata “Fatos”, krejt në grupmoshat e reja, tregon se si futbollisti kosovar u rrit ndër vite dhe u bë ky që është sot.

Në një rrëfim të gjatë të padëgjuar më parë për ‘Expose‘, Ilir Sopi tregon se si u takua për herë të parë dhe më pas çfarë suksese kishte me kapitenin e tanishëm të kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanin, shkruan GazetaBlic Sport.

Sopi thotë se me Rrahmanin u takuan në ekipin e Kosovës së Prishtinës, ku më pas u shpallën edhe kampion në gjeneratat e reja për dy vite rresht, para se Rrahmani të vendoste të kalonte tek ekipi i Ramiz Sadikut.

“Jo veç ne si trajnerë, por kush ka punu me të, ka punu mirë. Amirin po e kthejmë pak ma të vogël tash, po e bëjmë pak atje 12-13 vjeç kur ka qenë. Unë kam qenë trajner në ekipin e Rilindjes dhe Haki Bllacaku më fton tek Kosova e Prishtinës, ku ishte gjenerat e Amir Rrahmanit, viti 94-95. Kanë qenë 10 super talentë, me të gjithë ata krenohna, se kanë lujtë në Superligë të Kosovës. Amir Rrahmanin e kam taku në Kosovë të Prishtinës, një çun i qetë që dëshironte punë, puna e tij nuk u ndërpre asnjë çast. E kam pa pak Amirin që e ka atë frikën që e ka largu topin nga këmba, derisa i kam bërtit dy-tri herë që të mos e godiste topin kot dhe nga ai moment, Rrahmani kurrë më se ka godit topin lartë – por e ka kontrollu, djathtas, majtas, para. Amiri ka luajtur qendër mbrojtës si tash, ka shënu disa gola, jemi bë dy herë rresht kampion me të me gjeneratën “Fatos” dhe në U-15 pastaj kaluam dhe nuk arritëm të bëheshim kampion, pasi ndeshjen e fundit e humbëm me 2 Korrikun dhe u përgatitëm pas sezonit të ikim në Pogradec. Para udhëtimit, vjen babai i Amir Rrahmanit dhe thotë trajner e kam ndërmend t’ia ndryshoj klubin Amirit, që të shkojë tek Ramiz Sadiku. Unë i thash ma lë edhe në Pogradec ta fitojmë turneun dhe më pas largoje, por nuk pranoi. Rrahmani iki në Ramiz Sadik, ku filloi karrierën si 15 vjeçar, u zhvillu edhe më tutje në atë klub shumë pak ka lujtë junior, dy-tri lojë dhe ka kalu direkt në ekipin e parë – ku e ka shtye Enver Fazliu dhe stafi. Nga aty e ka marrë Amiri hapat e zhvillimit më tutje. Rruga e Amirit është kjo, pas kësaj shkoi në Prishtinë me Ramiz Krasniqin, jo pastaj flitej për tek Hysi – por rastësisht ndodhi takimi Fazliu – Sokoli dhe nëse nuk gaboj në moshën 17 vjeçare, Rrahmani kyçet me Drenicën dhe pastaj zhvillohet. Nga këtu Amirin e marrë në kontroll”, thotë Sopi për ‘Expose’.

Ky trajner futbolli nuk iu nda Amir Rrahmanit edhe pasi futbollisti u largua nga ekipi I tij dhe u rrit për t’u paraqitur në Superligë. Ai gjithmonë ishte insistues që ky djalosh me emrin Amir Rrahmani një ditë të luajë në Evropë, siç luan sot. Sopi tregon momente interesante kur ai tentoi ta transferonte në bazë të lidhjeve të tij në Shqipëri, edhe pse nuk ishte aspak e lehtë atë kohë.

“Golf 2’shi jem ka qenë legjendë e rrugës Prishtinë – Tiranë. Me Golfin tim mund të them se tri herë në ditë e kam kalu këtë rrugë veç që këta djelmosha t’i dërgojë në Shqipëri që ishte më lartë në futboll. S’kam prituar asnjë sekond dhe jam krenar edhe për ata që kanë kaluar dhe kanë luajtur. Amiri fillimisht e kam marrë tu marrë parasysh që Amir Grimën e kam pas edhe vet lojtar në Flamurtar, unë isha trajner në kombëtaren e Shqipërisë dhe bisedum ku i thash se duhet të më ndihmosh për një çun që ka kapacaitete. Atë kohë ishte tek Drenica. E marrë Rrahmanin dhe e dërgoj tek Vllaznia e Shkodrës, ku ishte Ilir Nallbani, i cili gëzonte respekt të jashtëzakonshëm nga Shkodra, dhe aty bisedum me Amir Grimën dhe ishte Shpëtim Duro trajner. 22 ditë kishte fazë përgatitore me Vllazninë dhe më pas klubi iki në Mal të Zi në fazën tjetër, por Amirin ma larguan nga lista. Më pas bisedova me Amir Grimën, me një marrëveshje ta dërgojmë në huazim tek Kastrioti i Krujës. Shkova në Pogradec ku Kastrioti ishte në përgatitje, ku u takova me zyrtarët e klubit. Amiri filloi edhe fazën përgatitore me Kastriotin e Krujës, por ata kërkuan disa kushte të vështira, ku s’kishim qejf, sepse Amiri duhej nënshkruante kontratë me Kastriotin, jo me Vllazninë dhe këtë s’e lejova, sepse të gjitha mjete si Kosova e Prishtinës, si Ramiz Sadiku, si Drenica humbnin të ardhura, që sot i gëzojnë dhe u tërhoqëm. Pastaj e ktheva Amirin. U doja që në një formë huazimi Drenicës t’ia siguroja 6 mijë euro, se në atë kohë ishin para të mëdha në futbollin kosovar. Ka qenë zonja Mihane Kodra që për ju do ia liroj letrat, por për dikë tjetër jo, sepse e kishin “bombardu” me telefonata. Unë e tërhoqa dhe filloi të luante sërish në Drenicë, i dhashë fjalën që do ta çojë në Shqipëri. Në vitin 2010/11 nëse s’gaboj shoqërohem me disa çuna të Partizanit dhe aty filloi bashkëpunimi im me atë klub për 2 vite rresht. Kam marrë Amirin e kam dërgu në Partizan, kemi bë marrëveshje dhe kontratën e parë me futbollistin, dhe nga aty flitet që ishte si futbollisti më i ri që do luante aty, por trajneri nuk kishte guxim me fut. Kishte frikë, derisa iu afrova presidentit Gaz Demi ku ia kërkova ta inkuadronte për 15 minuta dhe do bindesh. Tha cilin çun, i tregova për Rrahmanin, por më tha se nuk e dinte që ka ndonjë çun kosovar, dhe më pyeti nëse ia kam sjellë. I bie telefonit dhe Amiri mori minutat dhe më Amiri asnjëherë nuk është tërhequr nga klubi i Partizanit. Më pas ai kaloi tek kombëtarja U-19 e Shqipërisë ku ishte Foto Strakosha , ku s’duhet humbur djersa personat, i cili e pa çunin dhe u bind. Amiri më pas ka fluturu në Turqi me ekipin U21 të Shqipërisë me Skender Gegën dhe u kthye tek Partizani. Ka tregu një karakter të lartë, pastaj mbyllet marrëveshja me Partizanin, ku fillojnë bisedimet me Dinamon, ku isha unë si firmë dhe pastaj hapa rrugën dhe shkoi në Kroaci me Ardian Alijaj dhe nga Dinamo andej është Alijaj që iu është përgjigj”, përfundoi Sopi.

/GazetaBlic Sport