• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Tragjedi e madhe për Kosovën”, Selmanaj: Nga qasja e Kurtit, mund të krijohet një sistem paralel Kushtetutes në veri të vendit

05/05/2023 21:13
nga:G C

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin ka folur për ekipin menaxhuese të Asociacionit që tashmë u shkarkua nga Qeveria Kurti.

Selmanaj thotë se, ky grup menaxhues në Qeverinë Hoti ka qenë inekzistent sepse sipas tij, nuk ishte fare Asociacioni në rend dite.

Selmanaj shpreson që drafti i ardhshëm për Asociacionin të mos jetë pikënisje për bisedimet Kosovë-Serbi, sepse nëse ndodhë kjo, sipas tij Kosovën po e pret fat i keq.

“Nuk dua që të heq përgjegjësinë e Qeverisë Hoti. Në kohën e Qeverisë tonë ky grup ka qenë inekzistent, ku nuk ka pas të bëjë as punë sepse ne temën e Asociacionit nuk e kemi pas në rend dite. Ndërkohë, kur ka ardhë Qeveria Kurti dhe nga marrëveshja e Ohrit është dashtë të dihet se kush është duke punuar me ta, kush janë këta njerëz, kush po i furnizon me materiale. Problemi themelor, uroj që të mos jetë drafti i tyre pikënisje për bisedimet e ardhshme. Nëse është ashtu, unë mendoj që është fat i keq për Kosovën sepse ai dokument, nga informatat që kam është tërësisht i papranushëm për vendin tonë”, tha Selmanaj.

“Ne do të jemi të kujdesshëm, sepse po këta ndërmjetës kanë ndërmjetësuar edhe kur është futur pika që Gjykata Kushtetuese të jetë ai që jep vlerësimin e fundit të Kushtetutshmërisë së këtij dokumenti”, shtoi Selmanaj.

Selmanaj në Blic Intervieë ka përmendur edhe letën e Mogherinit, ku sipas tij, është argument i fuqishëm.

“Letra e znj.Mogherini që është dërguar një ditë para se Mustafa ta vë firmën për këtë dokument, është argument i fuqishëm që ta dinë të gjithë, edhe Institucionet e Kosovës që ato dokumente të merren parasysh. Çfarëdo që ofrohet, duhet të kenë parasysh që do të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim”, tha Selmanaj.

Selmanaj shtoi se duke marrë parasysh qasjen e kryeministrit Kurti në dialog, gjithçka është e mundur, madje sipas tij, është e mundur edhe të krijohët një sistem paralel kushtetues në veri të vendit.

“Duke u bazuar në qasjen e kryeministrit Kurti për veriun e vendit, mënyra se si është sjell me dialogun, gjithçka është e mundur. Është e mundur edhe të na sjellet ndonjë ofertë për mënyrë arbitrare dhe të krijojë një sistem paralel kushtetues në veri të vendit, kjo do të ishte tragjedia më e madhe për Kosovën”, tha Selmanaj në Blic Interview.