• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Tifozi i Ballkanit, Korab Elshani: Nuk e kemi besu se mund të kemi suksese të tilla, para gjashtë vitesh klubi ishte pothuajse i shuar

06/04/2023 21:46
nga:Lorik J

Tifozi i Ballkanit, Korab Elshani pretendon se klubi i zemrës nuk i kishte as plan sukseset që ka arritur sot, nëse kthehemi në kohë.

Ai është tifoz i Ballkanit që nga vitet e 90’ta, kur edhe formuan tifogrupin “Xhebrailat” – teksa zbulon vitet e mëhershme të klubit dhe vështirësive që kishin si tifoz.

“Na gjithmonë e kemi mbështet klubin e Ballkanin dhe Yllin, si tifogrupi jemi formu në kohë okupimi, në vitin 1992, në atë kohë nuk I ka munguar përkrahje klubeve të Suharekës. Jemi formu nga 10 persona që dihen nga qyteti jonë, e kemi përkrah edhe në atë kohë deri kur ka filluar lufta në Kosovë. Pas përfundimit të luftës dhe kthimit të garave në liri, Xhebrailat janë konsolidu prap dhe kanë ndërru shumë gjenarata deri në këtë kohë që po flasim sot. Nga gjithë kjo kohë, besoj se 2-3 persona kemi mbet, sepse personat janë largu fizikisht, por me zemër janë 100% me Ballkanin”, tha fillimisht Elshani për ‘Expose’, prodhim i ‘GazetaBlic’.

Ai potencon se para gjashtë vitesh klubi ishte pothuajse i shuar, teksa personat në klub në atë kohë kërkuan ndihmë  edhe nga ‘Xhebrailat’.

Vështirësitë më të mëdha si tifogrup i kemi pas para gjashtë vitesh kur klubi ka qenë thuajse i shuar, kanë qenë veç dy persona dhe ata na drejtohen neve duke na thënë se klubi ka ngec, mundësisht me ardhë me na ndihmu me mundësitë që i keni. Pastaj ne si tifogrup jemi organizu, i kemi thirrë veteranët e klubit, kemi marrë disa sponzorë. Në atë kohë esenca ka qenë veç me mbijetu në Ligën e Parë, asnjë pretendim tjetër. Në atë kohë e kemi organizu në bord edhe ish lojtarin e kombëtares, Migjen Basha, me ndihmën e tij dhe veteranëve ne kemi mbijetu, ia kemi dal. Pastaj kur klubi ka marrë binarët në aspektin financiare, me njëfar stabiliteti mundem me thënë, pas gjashtë muajsh pasi ne e mbajtëm klubin për të mos rënë nga kategoria, aty ka qenë kryesorja mbijetesa – pastaj kemi zgjedh bord të ri dhe ne si tifoz jemi tërhek, dhe jemi kthy në tribuna, ku sot e atë ditë qëndrojmë”, zbuloi ai.

Në fund, ai thotë se me ardhjen e Kabashit gjithçka ndryshoi.

“Pas vështirësisë që e kemi pas, vjen Arsim Kabashi dhe prej atij momenti deri sot nuk e dimë se çka është kriza financiare dhe sukseset veç janë tejkalu. Na kemi pas biseda para privatizimit të klubit dhe kemi kërku nga presidenti që çkado të bëjë veç ngjyrat e klubit të mos i ndërrojë dhe logot dhe këto i ka mbajtë. Për suksese s’kam çka me fol, as nuk i kemi pas ndërmend , pasi para gjashtë vitesh ne kemi luftu për ekzistencë, e para një viti luajtëm në Conference League, edhe ëndërr me pa frikësohesh, se lëre më diçka tjetër”, përfundoi Elshani.

/GazetaBlic Sport