• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Teutë Rrusta, PSD: VV-ja ka zhgënjyer qytetarët në 100 ditëshin e parë të Qeverisë

06/25/2021 22:05
nga:Y I

Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate tha për dokumentarin “Expose” se LVV-ja ka zhgënjyer qytetarët pas ardhjes në pushtet.

“Është problem për një qeveri që mbjell shpresë dhe e zhgënjen atë, ajo cka ka bërë VV-ja, e ka zhgënjyer pritjen e qytetarit, për ma tepër se kaq, prej ideve kemi një zhvendosje të gjuhes tek reforma dhe lufta ndaj korrupsionit, mirëpo gjithmonë brenda margjinave të ndryshimit që e kanë për bazë barazinë dhe qytetarin dhe jo disa ndryshime kozmetike”

Rrusta thotë se VV-ja nuk ka ndryshuar pasi e ka marrë pushtetin, ajo ka ndryshuar para se ta marrë pushtetin.

“Vetëvendosje nuk ka ndryshu pasi e ka marrë pushtetin, ajo ka ndryshuar para se ta marrë pushtetin. Ky është fati i partive populiste, ato e fillojnë ndryshimin e vetës para se ta marrin pushtetin, çka mund të flasim për një projekt politik, është i linjës autonomiste e thekson nevojen e bisedimit me Serbinë, i cili e ka për bazë asosacionin, dhe këtë VV-ja e ka filluar më herët. Programi qeverisës është i njëjti në kuptimin e formatit. Ata kanë thënë çdo gjë dhe nuk mund t’i masesh për fjalë, sepse nuk ka afat, gjithcka është në linja të trasha dhe nuk mund te kapesh në afate, 100 ditëshi vetëm vështirësohet sepse nuk mund të kapesh në afate. Ka thënë se do të bëjnë gjithëcka vetëm kemi zhvendojsje të gjuhes prej ndryshimit me “N” të madhe tek ndryshimi me “n” të vogël, që është projekt i madh që definitivisht i bën dëm Kosovës në negociatat me Serbinë”

Tutje ajo thotë se Kurti po i shkel premtimet dhe po shkon pa kushte në dialog me Serbinë.

“VV-ja ësht ngrit si fuqi opozitare e ndryshimit me dialogun me Serbinë, duke thënë se duhet të kemi dialog me kushte, tani ato kanë ndryshu por nuk ka ndryshu fakti se s’duhet të ketë kushte, sot në 100 ditëshin e qeverisë kurti na zë pa kushte përballë serbisë, por duke marrë pjesë në dialog” tha Rrusta për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”