• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Faton Peci tregon se a do të kandidojnë në zgjedhjet lokale me emra nga Lista “Guxo”

07/09/2021 20:42
nga:Mergim Rreci

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe anëtari i Listës Guxo, Faton Peci ka folur lidhur me koalicionin parazgjedhor VV-Lista Guxo, e që njëherit edhe po qeverisin me shtetin.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “BlicInterview” me Astrit Gashin, atje ku ka folur në lidhje me takimin e dytë mes këtyre palëve, takim nga i cili pritet të dalin edhe emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave.

“Ne kemi pasur një dakordim, por e kemi Donika Gërvallen si udhëhqëse të iniciatives, megjithatë ajo është shumë  e angazhuar në nivel diplomatik dhe kjo është arsyeja se pse është vonuar takimi i dytë. Agjenda e saj është vërtetë shumë e ngarkuar, por kjo shtyrje është shumë e madhe dhe besoj që në ditët në vijim të kemi një marrëveshje në parim. Në radhë të parë, ne do t’i dikustojmë emrat në nivel vendi, emra këta që kanë më shume probabilitet për të fituar në zgjedhje e të cilet mund të jeneë nga Lista Guxo ose Vetevendosje”, tha Peci.