• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Tahiri: Qeverisja e Kurtit nuk dallon nga qeverisjet e 20 viteve të fundit!

01/21/2022 22:15
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 një dokumentar për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.

Besnik Tahiri, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e AAK-së, pohon se shpresa se kjo qeveri do të veprojë ndryshe nga qeveritë e kalura, ka nisur të zbehet, me çka edhe e arsyeton largimin e qytetarëve.

“Ajo që duhet të thuhet është se më 14 shkurt [do i dyti qytetar i Kosovës votoj LVV me shpresë se do të punojnë mirë, por cka ndodhi në nisje u mbushen bordet dhe institucionet me aktivistë dhe familjarë të VV-së, pra nuk pat dallim me atë qa ka ndodhur për 20 vite rresht, fokusi nuk ishte për zhvillimin e ekonomisë por ishte shkarkimi dhe kapja e institucioneve të pavaruara dhe krizat të cilat na u paraqiten rresht nuk u trajtuan dhe kur u bën temë të mëdha atëherë u reagua, fillimisht ishte ngritja e cmimeve kushdo që një litër vaj e ka blerë 1 euro sot është 1.6, varët nga cilësia, derivate ka qenë 1.5 sot ështrë 1.27, cmimet e konsumit janë rritur shumë unë e kuptoj që ka pasur një ngritje ne nivel ndërkombëtar por zotimi i tij ka qenë së nën qeverisjen e tij do të ketë ulje të cmimeve jo rritje të çmimeve”, u shpreh Tahiri.

Sipas tij, tashmë qeveria e ka marrë goditjen e parë nga populli, ndëshkimin në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të vitit të kaluar, ku arriti të fitonte vetëm në 4 komuna.

Janë dy spjegime, porosia e parë për qeverinë Kurti ka ardhur në zgjedhjet e 17 tetorit, ato lokale VV-ja nga partia e parë me 50% sot është partia e katërt, besimi se këta mund të ndreqin dicka ka ra me të madhe, e dyta u pa që premtimet, zotimet që janë dhanë për një mirëqenie për rininë kanë qenë një instrument për me ua kap votën, instrument edhe me gabimet tona të një pasnjëshme që kemi qenë në pushtet dhe tash shpresa është e humbur”, tha ai.

Më poshtë e gjeni dokumentarin e plotë:

04/28/2024 22:21

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën