• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Tahiri e thotë për herë të parë: Kurti do fus edhe Mamushën në kuadër të Asociacionit, do ta kamufloj se nuk është një etnik

02/04/2023 21:15
nga:N M

Prezantimi i planit gjashtë pikësh të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Kuvend po shihet nga shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri si një nismë e re e shefit të Qeverisë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumice serbe, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se në kuadër të Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, Kurti do të fus edhe komunën e Mamushës, për një qëllim të caktuar.

Krejt kjo, sipas tij që Asociacioni mos të duket si mono etnik.

Tahiri ka thënë ky nuk është vetëm mendim i tij, por që ka informata për një gjë të tillë.

“Ajo qysh unë e kam lexuar ardhjen e kryeministrit në Kuvend, prezantimin e tij, iniciativën e tij për prezantimin e Asociacionit, e kam parë se ai do të implementojë me një marrëveshje me Serbinë, që do të jetë themelimi i komunave me shumicë serbe – A e din çka? – Këtu mund të jetë edhe diçka tjetër, për qejfin tij ( Albin Kurtit) mund ta fusin edhe Mamushën si pjesë e AKS, që mos të duket krejt një etnik, sepse nuk e kam krejt të pabazë këtë që po e them . Nuk është diçka që po e them prej vetit dhe mund të jetë Mamusha që mos të duket si një etnik dhe më këtë rast i përmbushet egoja e kryeministrit dhe thotë se unë nuk e bëra një etnik, Kjo mund të jetë kërkesë kryeministrit Kurti që vjen në një moment ku AKS e prezanton si jo një etnik, duke thënë se ja Aviacioni nuk është një etnik siç ka qenë në marrëveshje Brukselit. Krejt angazhimi i Kurtit momentalisht është se si do ta paketojë një marrëveshje të re për Zajednicën, si do ta emërtoj dhe cilat do të jenë argumentet e tij se si do të flas me qytetarët e Kosovës në Kuvend dhe në terren për themelimin e Zajednicës, pra Kurti në këtë kohë është kryekëput në hartimin pakos së re për Zajednicën dhe argumentet e reja që ë bënë të dallueshëm nga e kaluara”, thotë ai.