Sokol Haliti si një aktivist i ditëve të para të rezistencës ndaj armikut thotë se amaneti i Presidentit Rugova dhe i të parëve nuk është realizuar dhe përmbushur.
Ai tha se duhet të vazhdohet të punohet me një një konsolidim të jashtëzakonshëm dhe me një qeverisje e cila ka me i përmbyll integrimet euro-atlatnike dhe ka me rujt partneritetin me ndërkombëtarët.
Haliti tha se Kosova duhet të zhvillohet ekonomikisht dhe se duhet të ruhet struktura e popullatës pasi rinia po largohet.
“Amaneti i Presidentit Rugova por edhe i të parëve tanë, nuk është realizu dhe përmbush, por ne do të vazhdojmë me përmbush. Integrimet euro-atlantike janë synimi final që ne do t’a përmbushim dhe unë mendoj se atë filozofi politik, secila qeveri e Kosovës, duhet t’a ketë jo në faqen e parë por preambulë. Prandaj unë mendoj se ne duhet të vazhdojmë me punu me një konsolidim të jashtëzakonshëm dhe me një qeverisje e cila ka me i përmbyll integrimet euro-atlatnike, ka me rujt partneritetin me ndërkombëtarët, sidomos me QUIN-in, ata që na ndihmuan aq shumë në ditë të vështira, dhe marrëdhëniet speciale siç presidenti thonte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Nga ana tjetër me zhvillu ekonomikisht Kosovën dhe me rujt strukturën e popullatës për shkak se rinia jonë gjithandej po na ik” tha Haliti për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.