• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Si arriti ta fuste sharrën brenda burgut famkeq, i burgosuri politik? (VIDEO)

05/13/2022 22:25
nga:Astrit Gashi

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Arratisja nga burgu famkeq”.

Muhamer Shabanit, një ish- i burgosur politik në burgun e Prishtinës, ka ndarë rrëfimin e tij ekskluziv për Expose për turturat brenda këtij burgu dhe arratisjen nga aty.

Ai kishte arritur të fuste brenda burgut një sharrë përmes një paketimi të kamufluar.

Për të siguruar sharrën, për këtë kërkoj ndihmën e familjes së tij duke i dërguar një letër të fshehur në rroba.

“Ideja për me sjell sharrën në Burg me erdhi kur dikush prej famljarëve, nuk e di as kush ka qenë që ma ka dërgu një tub të majonezit dhe aty me ka lind ideja që tubi me u hap dhe me u fut sharra, sepse atëherë nuk ka pasur skanera me u kontrollu, zakonisht është dyshu në libra ose këpucë, por fati ka qenë që ata nuk e kanë pasur idenë se në atë tubi mund të fshihet një sharrë.

Unë i shkruajta familjes, ishte në vizitë baba i ndjeri atë ditë kur e kisha përgatit letrën dhe në koridor ku ofrohesha për vizitë e nxora një shenjë të bregëve dhe polici ishte i pa vëmendshëm dhe nuk me pa se po bëjë diçka, baba kur kthehet në shtëpi i bie ndërmend, thotë se Muhameri dëshi me thënë diçka se i preku bregët, mos ka lënë ndonjë porosi dhe vëllau Sami i ka hapur rrobat dhe e kanë gjetur letrën dhe përshkrimin se çfarë po kërkoj unë dhe ka qenë një lloj parrule që kur të vjen sharra me thënë a ke nevojë për bregë, ky ishte kodi dhe në vizitë vjen vëllau dhe i sjell dy tuba njëri i zbrazët, dhe vjen në vizitë dhe ma sjell sharrën”, u shpreh Shabani.

Më poshtë mund ta ndiqni rrëfimin e plotë: