• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Shumë herë kam dashur t’i jap fund jetës”/ Ramadan Nishori: Me qindra herë shkova te organizata por nuk hyra, e bëra pas rrëfimit të Vasfije Krasniqit

07/11/2026 20:50
nga:G B

Lufta mbaroi, ai u lirua, por lufta brenda tij nuk përfundoi asnjëherë. Ankth i rëndë e periudhë tejet e vështirë, që e bënë Ramadan Nishorin të largohej nga Kosova për 5 vite.

Por, as largimi nuk vendi nuk ia ndryshoi gjendjen. Pas kthimit, vite më pas pas shumë përpjekjesh që të futej në organizatë, rrëfimi i Vasfije Krasniqit i dha guximin që më në fund të hapte derën e organizatës dhe të tregonte gjithë historinë e tij. Për të, njerëzit aty janë familja e tij e dytë.

“Lufta më e madhe ka qenë kur kam dalë nga burgu, sepse kur kam qenë në burg kam qenë i fejuar dhe 2 javë pas lirimit jam martuar dhe thosha kalon ndërkohë por jo, vetëm sa vinte dhe bëhej më i rëndë ankthi, ka qenë periudhë shumë e vështirë. Për ndihmë fillimisht kur kam shkuar, kam shkuar shumë herë te organizata 2006-2007, me dhjetëra herë por s’mund të hyja brenda. Pastaj vendosa ta lëshoja Kosovën sepse dy persona kur i shihja duke biseduar mes vete më dukej sikur e dinin çka më ka ndodhur dhe se po bisedonin me mua. Shkova në Mal të Zi për 5 vite jetova, edhe atje gjuha, vështirësitë dhe vendosa të kthehesha dhe pastaj kam shkuar me qindra herë të organizata, shkoja te Parku i Qytetit, ulesha, thosha mos po m’sheh dikush duke hyrë apo mos po është ndonjë punëtor aty që më njeh, lloj-lloj mendimi. Në vitin 2014-2015 e pashë një intervistë të Vasfijes në televizor dhe kontaktova me të, i tregova se s’po mund të hyja në organizatë, më tha që të shkoja sepse çdo gjë aty mbetej konfidenciale dhe pa menduar shumë shkova, ku jam dhe sot. Aty janë njerëz brilantë, familja jonë e dytë”, është shprehur ai.

E ndihma psikologjike që ka marrë aty, thotë se e ka shpëtuar që të mos i merrte jetën vetes.

“Ndihma psikologjike të ndihmon shumë. Unë para se të shkoja në organizatë ka pasur shumë raste që kam dashur ta mbys veten sepse dil natën mërzitesh. Vjen ai ankthi sikur të vendoset shkelmi në fyt, ngufatesh, dhe në ato momente e ke problem ta kontrollosh vetveten”, ka rrëfyer ai për Expose./Gazeta Blic/