• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shpjegimi interesant i Rrahman Jasharajt se pse u pajtuan me koeficientin prej 105 eurove

02/26/2023 21:23
nga:N M

E, një kryetar i Sindikatës që ‘fyt a fyt’ është shtyrë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrinë e Arsimit për ngritje të pagave, Rrahman Jasharaj kryetar i SBASHK ka një shpjegim interesant se pse kjo sindikatë është pajtuar pjesërisht me koeficientin në vlerë prej 105 eurove, raporton Gazeta Blic.

Kryesindikalisti i Arsimit, Jashara thotë për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic se ata disa herë kanë kërkuar që koeficienti të jetë së pak 120 euro por që kjo kërkesë e tyre asnjëherë nuk është marrë parasysh, as në kohën kur Ligji i Pagave ka qenë në dëgjim publik para se të votohej në Kuvendin e Kosovës.

“T`ju them të drejtën vërtetën nuk jemi pajtuar dhe nuk i kemi duartrokitur vlerës 105 euro kemi thënë se duhet të jetë 120 euro dhe se Qeveria për këtë koeficient nuk është konsultuar me ne dhe me asnjë sindikatë tjetër, do të thotë ne e kemi bërë një analizë me këtë 105, por ja që realiteti është ky dhe kemi bërë një analizë ku kemi ardh në dy pozicione: Ose të veprojmë si disa të tjerë që t`i drejtohemi Avokati të Popullit për Kushtetuese, ose në një mënyrë të presim ditë më të mira, sepse bëmë një analizë dhe fal angazhimit që kemi bërë si Sindikatë dhe fal kohës kur kishim një marrëdhënie krejt tjetër me MASHT dikur, kemi punuar që koeficientet në numra, të jenë më të mirë dhe ky 105 dhe ka bërë që një pejsë e madhe e sektorit të Arsimit të gëzoj një ngritje që nuk është e madhe, por që mesatarja është dikun 100 euro, dikun është më shumë dhe na ka gëzuar fakti se ka një lëvizje pozitive të pagave të çerdhet dhe punëtorët teknik sepse ishin keq me paga”, tha kryetari i SBASHK-ut për “Expose”, raporton Gazeta Blic.