• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shkëlzen Maliqi: Vuçiq fitoi dhe një mandat, për t’i mbyllur marrëveshjen me Kosovën e pozicionin me perëndimin e Rusinë

12/22/2023 21:49
nga:G B

Shkëlzen Maliqi, publicist dhe njohës i çështjeve politike, në një intervistë për BlicInterview me Astrit Gashin, ka folur për situatën politike në vend, Asociacionin, zgjedhjet në Serbi, e të tjera.

Lidhur me këto të fundit dhe fitoren e Vuçiqit, ai thotë se nuk është i befasuar, pasi ai e kishte përgatitur terrenin për fitore, por që në Beograd nuk fitoi siç pritej.

“Nuk jam befasuar sepse kisha informata edhe prej qarqeve në Beograd se Vuçiq e ka përgatitur terrenin në çdo aspekt që të fitojë dhe kushtet e mbajtjes së zgjedhjeve janë të kontrolluara, plus tash që kanë dalë këto dyshimet që vërtet edhe kanë importuar votues nga Mali i Zi dhe nga Bosnja, sidomos në Beograd që ta ulin atë humbjen që supozohej se në Beograd s’do të fitonte, ai fitoi megjithatë jo ashtu siç pritej sepse që nga viti i kaluar kishte protesta ku dilnin mbi 100 mijë persona që ishin kundër tij dhe u krijua përshtypja që do ta humb Beogradin, por Beogradi nuk është vetëm qendër, këto qarqet urbane por Beogradi është i madh, i ka 2 milionë banorë”, thotë ai.

Sipas Maliqit, Vuçiq tani e ka fituar edhe një mandat për t’i përmbyllur punët që janë nisur e janë në gjysmë, marrëveshja me Kosovën e pastaj edhe pozicionin e tij me perëndimin e Rusinë.

“Ai tash e ka fituar edhe një mandat sa i përket Serbisë që eventualisht t’i kryejë disa punë që janë nisur dhe kanë mbetur në gjysmë dhe nuk po dihet se çfarë do të ndodhë p.sh.: me Marrëveshjen me Kosovën ose pozita e uljes me dy karrige e Vuçiqit për shumë vjet për rrugën në Evropë dhe mbajtjen e raporteve të mira me Rusinë, së fundi me Kinën dhe kështu, që thjesht ka qenë njëfarë paradoksi por perëndimi nuk e ka ngacmuar shumë rreth kësaj”, thotë Maliqi./Gazeta Blic/