• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

‘Shkarkimi i ekipit menaxhues të Asociacionit’, Selmanaj: Ai grup duhej të shkarkohej më herët!

05/05/2023 20:56
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i ftuar në ‘Blic Interview me Astrit Gashin’ tha se në Qeverinë Hoti nuk është prezantu asnjë Draft.

Ai tha se nga informacionet që posedon në kohën e Qeverisë Haradinaj, është dorëzu një Draft që është shpallur si i papranueshëm nga BE-ja.

“Ne nuk kemi patur në dispozicion si Qeveri Hoti asnjë Draft të Statutit të mëhershëm të punuar. Në kohën e Qeverisë Mustafa në kuadër të marrëveshjes së vitit 2015 ka qenë që të themelohet një grup i cili do ta draftojë Statutin. Aty ka patur të jenë katër serbë të Kosovës. Ata katër anëtarë është dashtë që bashkë me OSBE-në, BE-në dhe nën koordinimin e plotë të minsitrit të Pushtetit lokal dhe Qeverisë së Kosovës ta bëjnë një draft të Statutit. Nga informatat që kam unë në kohën e Qeverisë Haradinaj është dorëzu një Draft por që është shpallur si i papranueshëm nga BE-ja. Ne Qeverinë Hoti nuk është prezantu asnjë draft . Por ne pas parimin që do të fillojnë procesin e Asociacionti, nuk është që i kemi ik kësaj teme. Bashkë me zotin Hoti kemi qenë të bindur se duhet të hyjmë në procese të vështira për t’ i dhënë epilog vendit, nuk arritëm për shkak se Qeveria Hoti u rrëzua dhe më pas erdh kjo Qeveri dhe po e shihni se si luan me këto terminologji, vetmenaxhim etj. Ne konsiderojmë se me qasjen e tillë po tejkalohet edhe Asociacioni i viti 2013 dhe 2015” deklaroi Selmanaj.

I pyetur nga gazetari Gashi rreth shkarkimit të ekipt menaxhues të Asociacionit, Selmanaj u përgjigj kështu.

“Normalisht se ne në momentin kur do të vinim tek Asociacioni do ta ftonim Grupin, do të shihnim kush është ky grup, do të shikonim për mundësinë për ndërrime eventuale. Ne si qeveri Hoti nuk jemi frigu për çështjen e Asociacionit por nuk i ka ardhë rendi per ta diskutu. Ai Grup do të duhej të shkarkohej më herët. Ne qeverinë Hoti ky grup ka qenë fantazëm , nuk ka funksionu, nuk janë taku kurrë me ne” tha Selmanaj në ‘Blic interview’ raporton Gazeta Blic.

04/13/2024 14:19

Daka: Besoj që do të ndodhin zgjedhjet e para të rregullta parlamentare, s’ka shenja për zgjedhje të jashtëzakonshme