Janet Reineck, antropologe amerikane që ka jetuar për një periudhë të gjatë në Kosovë, ka shpërndarë përshtypjet e saj për eksperiencën e jetesës në këtë vend.
Ajo për “Expose”, prodhim i GazetaBlic ka theksuar se ndjenja e lidhjes me kulturën dhe traditat shqiptare është diçka që e ka formësuar thellë.
“Më ka habitur fakti që në fillim kur kam ardhur në Kosovë, njerëzit këtu janë ulur në shilte, në odë me sofër e çaj, por edhe muzika dhe vallja, sepse unë kam qenë valltare. Ende mendoj se ka njëfarë lezeti të jetosh këtu, një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet lehtë,” ka thënë ajo.
Përjetimet e saj janë pasqyruar edhe në librin “Amerikanja në Kosovë”, të cilin ajo e ka shkruar për familjen e saj në Amerikë, duke përshkruar jetën e saj në Kosovë, pas luftës dhe bombardimeve që e lidhën edhe më shumë me këtë vend.
“Libri nuk e kam shkruar ta publikojë, atë e kam bërë që familjes time në Amerikë t’ia përshkruaj jetesën time këtu. Bombardimet në Kosovë më kanë ‘çuar prej gjumit’ dhe më kanë lidhur fort me këtë vend,” ka shtuar Reineck.
Ajo gjithashtu thekson se jetesa në Kosovë ka pasur ndikim të madh në formësimin e personalitetit të saj dhe ndryshoi përfundimisht perceptimin e saj për botën.
“Kur shkova në Amerikë, m’u duk më ndryshe, sepse jetesa në Kosovë ma ndryshoi mendimin tim për botën.”
Intervista e plotë:


