• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Sherifi zbulon pse nuk u arrit koalicioni i Nismës me PDK-në

01/19/2024 22:09
nga:G B

Prej kohësh u përfol për një koalicion PDK-Nisma. Por, së fundi ndodhi koalicioni AAK-Nisma.

Se pse nuk ndodhi koalicioni me PDK-në dhe u bë me AAK-në, ka treguar zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi.

Ai në një intervistë për BlicInterview, thotë se ka pasur një kërkesë nga baza e PDK-së por që duket se nuk ka qenë subjekt edhe i udhëheqjes së kësaj partie, por që problem nga Nisma s’ka pasur.

“Ka pasur një kërkesë nga baza e PDK-së dhe e Nismës, që këto dy subjekte të afrohen por si duket nuk u përcjell ky subjekt i bazës edhe nga udhëheqja e tyre. Kaq mund të them. Nga Nisma nuk ka pasur problem, z.Limaj ka qenë i mandatuar nga kryesia për të biseduar me PDK-në por edhe me AAK-në për koalicione të mundshme. Asnjëherë nuk është bërë fjalë për shkrirje të Nismës por për koalicione të mundshme dhe vullneti i madh i bazës nuk u përcjell edhe nga udhëheqja e PDK-së”, thotë ai.

Mirëpo, ai nuk e di pse nuk ka ndodhur koalicioni dhe thotë se s’ka qenë pjesë e bisedimeve.

Por, shprehet se PDK kishte interesin brenda partisë, më shumë se atë të partisë në raport me kundërshtarët e tjerë.

“Nuk e di pse ka ndodhur. Nuk kam qenë pjesë e bisedimeve. Ata si duket patën më shumë parasysh interesat e tyre brenda partisë, sesa interesin e partisë në raport me kundërshtarët e tjerë. Unë s’kam qenë pjesë e takimeve, do t’ua lë të flasin ata që kanë qenë pjesë e takimeve. Nuk do të përmend emra. Le t’i përmendin ata që kanë qenë pjesë e bisedimeve emrat kush ka qenë kundër, unë nuk kam qenë pjesë e bisedimeve”, deklaron Bilall Sherifi./Gazeta Blic/

 

02/16/2024 22:26

Rama: Prishtina po transformohet në secilën pjesë të kryeqytetit