• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Sherifi, Kurtit: Mirë se erdhe në botën e kompromiseve, Zoti idealist

11/26/2022 21:22
nga:Astrit Gashi

Ky zyrtar politik thotë se Albin Kurti i ka humbur dy vite Kosovës sa i pëkret çëshjets së dialogut Kosovë Serbi.

Sipas Bilall Sherifit Kurti është dashur të ulët në dialog qysh në kohën kur presidenti Biden nisi letra Kosovës dhe Serbsië për arritjen e një marrëveshje, e ku njohja reciproke ishte kërkuar qysh në atë kohë.

“Kjo është ajo që vazhdimisht e kemi thënë se për dy vite Albin Kurti ka bërë lojë të papastër. Në vend që mënjeherë kur Kurti ka marrë drejtimin e vendit, menjëherë të kërkoj dialog, menjëherë të këkroi sidomos pas letrës së Biden që palët të ulën të bisedojnë për zgjidhje me njohje reciproke, mënjeherë të kërkoj, ai thoshte unë nuk e kam prioritet të 7 të 8 e kështu me radhë dhe ndodhi një tronditje në botë, lufta në mes të Evropës dhe ka tani ka kthim mbrapa sa i përket cëshjets së Kosovës … Nëse marrim faktet paraysh se para luftës në Ukrainë, Biden kërkonte bisedime për zgjidhje, tash kemi kthim mbrpara dhe faktet thonë se nuk po shkon në favor të Kosovës, sepse po të shkonte në favor të Kosovës ata do të vazhdonin të insistonin me njohje.

Tani çka kanë bërë e kanë ndarë në dy faza procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi, një fazë ku do të themi për një dekadaë do të stabilizonte gjendjen apo marrëdhëniet mes Kosoëvs dhe Serbisë dhe me vonë shohim çka do të bëjmë dhe në këto dhjetë vite Serbia do të ecte shumë drejt BE-së. Kushdo që do të ishte në qeveri tjetër, do ta kuptoja, por jo Albin Kurtin, i cili i ka humbur dy vite Kosovës. Albin Kurti nuk ka të drejtë morale të bëjë asnjë marrëveshje jashtë njohjes reciproke, madje nuk e ka të drejtën morale të bëjë një marrëveshje ku parashihet Asociacioni.

Ai e ka të drejtën ta bëjë një gjë të tillë, pasi t`i kthehet popullit dhe tu thotë se nuk po mund ti shtyjë premtimet që u kam dhënë dhe kjo është minimumi siç thash në fillim, çdo gjë tjetër që bënë Kurti mund t`i themë mirë se rdhe në botën e kompromiseve Zoti idealist” tha ai .