• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Sherifi: Ka ka kaluar koha e rezistencës së Kurtit, në dy raste iu nënshtrua presionit ndërkombëtar

11/26/2022 21:14
nga:Astrit Gashi

Ish depueti i Kuvendit të Kosovës Bilall Sherifi ka vlerësuar se kryeminsitri i vendit Albin Kurti nuk është më imun ndja presionit ndërkombëtar kur është në pyetje dialogu Kosovë-Serbi.

Sipas tij Kurti gjithcka që ka thënë se ishte në opozitë i ka”përbirë” tashmë kur është në pushtet.

Sherifi i ka kujtuar Kurtit se dikur thoshte se nuk do të takohet kurrë me presidentin serb Vuçiq pa u plotësuar disa kushte që Kurti i kishte përmendur, si çëshja e të zhdukurve, kërkim falja e të tjera.

Këtu ka përmendur edhe një JO të Hashim Thacit që dikur u kishte thënë amerikanëve në Rambuje.

“ka kaluar nëse mund ta quajë quajë “rezistenca e z. Kurtit. Presioni në herën e parë është i vështirë, hera e dytë pak, pastaj herave të tjera nuk është problem … hera e parë ka qenë ulja në në tavolinë me Vuçiqin, të gjithë e dimë që Kurti ka pasur premtim monumental elektoral parazgjedhor që kurrë nuk do të ulet me Vuçiqin, ministrin informacionit të Millosheviqit, pa kërkuar falje, pa i kthyer të pagjeturit pa shumë PA , pra hera e parë kur Kurti ka bërë një kompromis ka qenë ulja me Vuçiqin, para se të plotësohen të gjitha parakushtet që z. Kurti ua prezantonte publikut në funksion të marrjes së mandatit për të qeverisur, hera e dytë është kjo me targeat, tash hera e tretë e katërt nuk do të jetë problem për të. Ju e dini që z. Thaç,i sekretares së shtetit në Rambuje, Medeline Albright, në kohën kur 100 mijë trupa serbe kanë qenë në Kosovë i ka thënë JO dhe nga ai moment i “JO” kanë shkuar JO duke u reduktuar dhe në fund e dimë se si u shndrrua Thaci në një nga figurat që bashkëpunonte pa asnjë problem me perëndimin ku edhe arritëm edhe marrëvesje deri në fusnotë pra nëse Thaci e ka pasur herën e parë në Rambuje ky e ka pasur parën para dy viteve kur është takuar me Vuçiqin”, thotë Shefiri.