• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Sherifi i NISMA: Kurti se dëgjoi Sekretarin Amerikan Blinken, u dorëzua para Vuçiqit

11/26/2022 21:15
nga:Astrit Gashi

Kosova dhe Serbia para disa ditësh në Bruksel arritën marrëveshje për targat ilegal e ku Kosova heqi dorë nga vendimiet për gjoba për tabelat ilegale e në anën tjetër Serbia ndaloi prodhimin e targave të reja për serbët lokal të Kosovës.

E për këtë Sekretari I NISMA Bilall Sherifi po vlerëson se në kohën kur Kosova dhe Serbia arrinin marrëveshje në Bruskel, ka qenë pikërisht Albin Kurti në opozitë që ka akuzuar qeverisjet e atehërshme për lëshim pe.

Ai ka përmendur këtu se zakonisht edhe Kosova edhe Serbia festojënë secilën marrëveshje të nënshkruar në Bruksel.

“Tani më ka traditë në dy vendet që sa herë të arrihet amrrëveshje të fitohet në dy vendet. Më kujtohet se sa herë festojnë dy vende Kurti thoshte se ka humbur Kosova, se nuk ka mundësi që për një marrëveshje të fitojnë të dy palët , pra konceptin z. Kurti win win asnjëherë nuk e kupton, pra ku të dy palët mund të fitojnë … Unë mendoj se kjo marrëveshje është e gabuar në mënyrën se si e ka e arritur Kurti, më mirë është dashur t`ia lë z. Blinken Sekretarit të Shtetit si favor dhe mos të ulët në tavolinë me Serbinë, për të disktuar për çështje të brendshme të Kosovës, sesa të ulët në tavolinë dhe t`ia jap si kompromisë Vuçiqit apo kujdoqoftë”, thotë Sherifi.