• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Sheholli: Dihet kush janë fituesit e ri në veri, do t’i kemi katër kryetarë të Listës Serbe

03/17/2024 22:16
nga:G C

Drejtuesi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike, Fatmir Sheholli për emisionin Expose, prodhim i GazetaBlic, ka theksuar se më 21 prill veriu i Kosovës do të kthehet në pikën zero.

Sipas tij, të gjitha ndodhitë atje kanë qenë eksperiment i kryeministrit Kurti.

“Ky ka qenë një eksperiment i Albin Kurtit me katër komunat veriore sepse ne më 21 prill do të kthehemi në pikën zero. E gjithë situata në veri ka qenë keqpërdorim i atyre kryetarëve të komunave të cilët do të duhej ta dërgoni mandatin deri në fund”, tha Sheholli.

“Me presione ndërkombëtare, Kurti ktheu gjendjen në veri në pikën zero”, tha ai.

Sipas Shehollit, tashmë dihet se kush janë katër kryetarët e ri të komuanve veriore.

“Mendoj se kryetarët aktual nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, tashmë dihen kush janë fituesit, ne përsëri do t’i kemi katër kryetarë të Listës Serbe në komunat veriore”, tha Sheholli për GazetaBlic.