• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shefqet Riza: Në natën e sherrit, Triumfi ka pasë mundësi ta vriste Enver Sekiraqën!

02/18/2024 21:15
nga:G C

Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës, në një rrëfim për dokumentarin “Expose”, prodhim i GazetaBlic ka treguar detaje se si janë njohur djali i tij me Enver Sekiraqën, të dyshuarin kryesor si nxitës i vrasjes së tij.

Riza tregon se Triumfi e ka njohur Sekiraqën qysh kur ka qenë në shkollë të mesme, kështu duke thënë se ky I fundit shkonte në gjimnazin “Xhevdet Doda” ngacmonte e kidnaponte vajzat, raporton GazetaBlic.

“Kam qenë në dijeni vec kur kanë nis problemet drejtpërdrejt me Enver Sekiraqën dhe bandën e tij. Ai ishte në vijë zyrtare dhe e kishte si të patjetër që të ballafaqohej me të sepse kur atë e kanë ndalë policia, është sjell keq duke i fyer, kështu s’ka pasë çare pa u kap me të. Edhe në shkollë kur ka qenë e ka njohur shumë mirë sepse ai me bandën e tij kishte shkuar atje për t’i ngacmuar vajzat, e edhe për t’i kidnapuar”, tha Riza.

Në media shumë shpesh ishte raportuar se Adelina Ismajli ishte aryseja që Triumf Riza u vra, pasi këngëtarja ashtu siç flitej, pas ndarjes me Enver Sekiraqën, kishte filluar lidhje dashurie me ish-policin Riza.

Babai i Triumfit tha për Expose se Adelina nuk është arsyeja dhe i gjithë sherri ndodhi në “Swiss Casino”, ku ishte plagosur nga Sekiraqa Arben Selmanaj.

Atë natë, sipas Shefqet Rizës, Triumfi ka pasë mundësi që ta vriste Enverin, por nuk e bëri një gjë të tillë, vetëm e rrahu.

“Nuk qëndron si e vërtetë se lidhja me Adelina Ismajlin ka qenë arsyeja e vrasjes. Problemi kryesor është kacafytja në “Sëiss Casino” sepse vet Enveri me bandën e tij i ka sulmuar aty, që ishte natë e Krishtlindjes. Në atë natë, shoku i Triumfit, Arben Selmanaj plagoset rëndë pasi banda e Sekiraqës gjuajtën me revole, por Triumfi aty pshtoi. Triumfi ka pasë mundësi me vra Sekiraqën, nuk e vret, por atë natë e rrahë. Enveri shtrihet në spital dhe kjo është arsyeja kryesore që pastaj e vrau Triumfin”, tha Riza për Expose.