• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shala thotë se opozita është themeluesja e shtetit të Kosovës

11/25/2023 20:50
nga:N K

Kujtim Shala, deputeti i LDK-së në një intervistë për Blic Interview ka folur për qeverisjen Kurti.

Lidhur me çështjen e Asociacionit, ai ka thënë se Kurti po vrapon pas Serbisë për ta nënshkruar marrëveshjen.

“Kryeministri i Kosovës është ai i cili po vrapon pas presidentit të Serbisë si fans, me ia jep firmën apo jo, Kosova me Serbinë nuk kanë nënshkruar asnjëherë marrëveshje kjo është e vërteta, sepse Serbia nuk nënshkruan marrëveshje me Kosovën dhe kryeministri me referenca të tilla që nuk paragjykoi statusin e Kosovës me referenca, në rezolutën 1244 i jep të drejtë”, tha Shala.

Shala ka thënë tutje se opozita është themeluesja e shtetit të Kosovës.

“Kjo opozitë është themeluesja e shtetit, kryeministri dhe organizata e tij politike kanë qenë kundër si koncept politik kundër pavarësimit të Kosovës, kundër procesit të Vjenës, e kanë kundërshtuar kanë tentuar të pengojnë shpalljen e pavarësis në veprime konkrete dhe tani të gjitha këto probleme burojnë nga ky fakt bazik, kryeministri i Kosovës është kundërshtari kryesor i shtetit të Kosovës dhe i historisë politike të saj nuk ka të bëj kjo me raportin me opozitën sepse në këtë rrafsh opozita kjo që është është themeluese e shtetit, nuk është unike patjetër në parti të ndryshme por këto parti politike pjesëmarrësit dhe themeluesit dhe ndërtuesit e shtetit bashkë me ndihmën e ndërkombëtarëve”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Shala është pyetur edhe për koalicionin e dikurshëm mes LDK-së dhe LVV-së, ku ka thënë se nuk do të donte të përsëritej.

“Me këtë drejtues unë mendoj se nuk duhet asnjëherë, marrëveshja e parë që kishim Qeveria që ndërtuam për të cilën kam qenë shumë skeptik, unë kam përkrahur atëherë një listë të përbashkët me LVV-në dhe me kandidatën tonë për kryeministre si prijëse, meqë ajo marrëveshje nuk u bë, unë kam qenë shumë skeptik se edhe po të ketë marrëveshje pas zgjedhje nuk do të funksionojë, dhe nuk funksionoi pastaj mënyra sesi u prish koalicioni, mënyra sesi Kurti shkeli marrëveshjen me LDK-në duke shkarkuar në mënyrë arbitrare dhe kot ministrin e LDK-së, nënkryetari i partisë e dëshmoi prap atë gjë pra që nuk funksionon, ndërkaq ndërmjet atyre situatave dhe ditës së sotme janë tani pothuajse tre vite të tjera të qeverisjes në të cilën Qeveria e vendit është sjellur si kundërshtare e vendit”, ka thënë Kujtim Shala në Blic Interview.